Riho Terras: Kosovarët e mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE, stabiliteti të sjellë reforma dhe rritje ekonomike: Kosovarët e mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE, stabiliteti të sjellë reforma dhe rritje ekonomike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në një postim në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për avancimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras. Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, synon të thellojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për të avancuar rrugën evropiane të vendit. “Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka shkruar Terras.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës është kushtetuese, nuk shoh çështje për Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin …