leoni

RKL: A po e dridh Gyleni Qeverinë e Kosovës?

RKL: A po e dridh Gyleni Qeverinë e Kosovës?

Përpjekje për grusht-shtet në Turqi, kanë ndodhur dy vjet më parë  më 15 dhe 16 korrik të vitit 2016. Grushtin e shtetit u përpoqën ta kryejnë një pjesë kryengritëse  e ushtrisë turke që ishte kundër qeverisë së kryeministrit, Binali Jëlldërëm dhe kryetarit  turk Rexhep Tajip Erdogan. Grusht-shteti kishte  dështuar. Pasojat për ithtarët e Gylenit kanë qenë dhe janë të përmasave fatale. Shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ende në trajtim ligjor e gjyqësor. Udhëheqësit ndërkombëtarë — si ato të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara— bënë thirrje që të respektohen institucionet në Turqi dhe zyrtarët e zgjedhur të këtyre institucioneve. Arrestime masive pasuan pas përpjekjes për grusht shtet, ku 2.839 ushtarët u arrestuan nga qeveria. Organizata e Fet-hullah Gylenit, e cila u përpoq të bëjë grusht-shtet në Turqi duket se e paska pasur një bazë të fortë në Kosovë, të cilën e ka dridhur me themel, tash për tash  vetëm për shkak të arrestimit dhe dëbimit për në Turqi të gjashtë drejtuesve të Gjimnazit Mehmet Akif, në rajonin e Lypjanit.

Rasti i arrestimit dhe dëbimit të 6 gylenistëve në Kosovë ka hallakatur skenën edhe ashtu të tensionuara dhe anarkike të Kosovë. Krerët e institucioneve dhe të elitës politike të vendit, që cilët bijtë e bijat e tyre i kanë shkolluar në kolegjet turke të Gylenit, në Kosovë, duket se janë  në hall të zi. Kjo bombë e kurdisur nga Guleni apo Erdogani, shpërtheu në një moment shumë kritik për vendin tonë dhe duket se tani do të dalin në sipërfaqe shumë të liga e të zeza, që janë mbjellë rritur e pjekur në Kosovë, qysh nga koha e pas luftës.

Më i indinjuari me këtë rast u tregua kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  i cili ka reaguar shumë ashpër, sepse në mesin e të dëbuarve qenkan edhe mësimdhënësit e fëmijëve të tij.  Duke folur për arrestimin dhe depërtimin e 6 qytetarëve turq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se përgjegjës për arrestimin e tyre dhe më pastaj depërtimin për në Turqi janë edhe kryetari  Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj. Fatkeqësisht jam njoftuar vonë nga familjarët e të arrestuarve pasi janë mësimdhënës dhe në ato shkolla tha se janë shkolluar shumica e fëmijëve të bartësve të institucioneve, përfshirë edhe fëmijët e mi. Fatkeqësia ka qenë që kanë lajmëruar vonë familjarët dhe se kur kam kuptuar se çka ka ndodhë, çështja thuajse kishte përfunduar. Ai theksoi më tutje se rasti i arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq nuk do t’i ndihmojë partneritetit me shtetin e Turqisë. “Ky veprim na e ka ulë kokën shumë”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kurrsesi nuk pajtohet që të arrestohen arsimtarët ku mësojnë bijtë e tij, dhe bijtë e bijat e të kryeparëve të institucioneve, pavarësisht se shteti i po atyre mësimdhënësve i  ka shpallur në kërkim.

Në kohën e përpjekjeve për grusht-shtet në Turqi, Kosova edhe pse me vonesë e me dilemë, zyrtarisht e kishte  përkrahur Turqinë zyrtare dhe institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike të Shtetit. Po kështu edhe qeveria në Shqipëri kishte marrë një qëndrim të matur politik, derisa shumë shtete “mike” dhe aleate të Turqisë, madje edhe vetë NATO-ja, ishte vonuar në mbështetjen e Qeverisë turke dhe kjo kishte shkaktuar një zemërim të madh në tërë Turqinë.

Qysh në atë kohë në Kosovë pati zëra gazetarucësh e pishpirikësh kundër Qeverisë së Turqisë dhe në përkrahje të Organizatës së Fet-hullah Gylenit, të cilën shteti turk e ka shpallur organizatë terroriste.

Një fushatë  të vazhdueshme kundër Erdoganit në Kosovës  e kanë zhvilluar  mediet të cilat financohen ilegalisht nga Gyleni dhe kolegjet e shumta të cilat ai i ka financuar dhe i financon, jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni, në Shqipëri e  vende të tjera. Po kështu është edhe një fakt i ditur se krerët politikë dhe institucionalë të Kosovës si dhe familje të pasura, bijtë e bijat e tyre i kanë shkolluar dhe po i shkollojnë në këto kolegje.

Është shumë paradoksale kur vetë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i kërkon llogari kryeministrit por edhe kryetarit të Shtetit për dëbimin nga vendi të gjashtë drejtuesve vetëm të një kolegji të Gylenit në Kosovë, ku ka edhe qindra të tjerë.

Përveç kësaj, gjendja është acaruar edhe më keq kur kryeministri Haradinaj ka përjashtuar  nga kabineti qeveritar  ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, të cilët i ka fajësuar si përgjegjës për ekstradimin e gjashtë qytetarëve të Turqisë.

Acarimi i ngutshëm dhe i palogjikshëm i  krerëve të shtetit ka nxjerrë në sipërfaqe mungesën e komunikimit të zyrtarëve të Qeverisë Haradinaj mes veti, pastaj mungesën e komunikimit edhe të instancave të tjera brenda-qeveritare.

Vënie në pikëpyetje e institucioneve të Kosovës për shkak të dëbimit të gjashtë qytetarëve turq, të cilët pranojnë hapur se i përkasin organizatës FETO, është e palogjikshme, përveç nëse krerët e shtetit tonë nuk kanë konflikt interesi apo janë vetë ithtarë apo edhe  pjesëtarë të kësaj organizate gjithsesi famëkeqe për vetë popullin turk  dhe pa kurrfarë ndikimi për të mirën e Kosovës.

Shteti i Kosovës  qysh nga paslufta e deri  tani ka marrë më tepër  se 2 miliardë dollarë nga Turqia që është ndihma më e madhe sesa ajo  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Gjermanisë, Anglisë e të tjera, veç e veç. Se kush dhe sa ka marrë para kesh nga Gyleni këtë e dinë vetëm ata të cilët janë çakërdisur e dalldisur aq shumë sa t’ iu  kishte  arrestuar Policia e Kosovës, bijtë, bijat apo vëllezërit e tyre.

Të vihen në pikëpyetje institucionet e Shtetit për gjashtë qytetarë të dëbuar të një vendi mik, kjo nuk është thjesht një ndodhi e rastit, e cila doli në sipërfaqe pikërisht tani, sepse dihet mirë se Turqia zyrtare, patjetër se duhet të  ketë të dhëna për të gjitha financimet e Gylenit në Kosovë, Maqedoni në Shqipëri e gjetkë.

Ky reagim virulent, i pamatur i pa peshuar i zyrtarëve të lartë të Kosovës, tregon mirëfilli se disa nga krerët e vendit tonë, jo vetëm që nuk janë politikanë  e diplomatë por janë shumë naivë dhe të papërgjegjshëm në veprimet e tyre, që kanë për bazë urrejtjen kundër njëri-tjetrit dhe kurrsesi interesat e vendit.

Të vihen në pikëpyetje  interesat e shtetit dhe koalicioni qeveritar për gjashtë qytetarë të Turqisë, kjo nuk mund të ndodh vetëm në Kosovën tonë, por duket se nuk është vetëm puna e gjashtë gylenistëve në pyetje, Duket se kjo përngjet me atë fjalën e urtë të popullit, “nxjerrë një kashtë e dalin gjashtë”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …