RKL: Daja Xhef e nxjerrë Kurtin, nga kurthi që ia kishte përgatitur vetes, dhe ia shpjegon kuptimin e fjalës kompromis

RKL: Daja Xhef e nxjerrë Kurtin, nga kurthi që ia kishte përgatitur vetes, dhe ia shpjegon kuptimin e fjalës kompromis

Në traditën dokesore shqiptare thuhet se,  “nipi qet pushkë për dajën”, ndërsa në traditën e sotme po ndodh që “daja të qesë pushkë për nipin”.

Ka ikur koha kur i ekzaltuar me fitoren “historike” që ia kishte dhënë si pajë, zonja Vjosa Osmani, duke e ndarë në dysh LDK-në, Albin Kurti i shqiptonte, me një ironi të egër e  shpërfillëse fjalët:  Amelika-Amelika, duke ironizuar politikanët shqiptarë që mbështesnin çdo propozim të Amerikës.

Aq shumë ishte egërsuar Kurit asokohe sa fjalët, Amelika Amelika i shqiptonte në çdo takim me popullin e Vetëvendosjes.

Tani kur Kurti ka rënë në kurthin, që e ka ngritur vetë,  gjatë bisedimeve në Bruksel, duke parë që nuk kishte zgjidhje tjetër, iu ngjit për qafe dajës Xhef dhe i tha, të qofsha falë dajë, veç ti mund të më shpëtosh nga Borrelli e Llajçaku.

Dhe kështu ndodhi.

Daja Xhef ia fali Kurtit gabimin naiv të shpërfilljes së mospranimit të marrëveshjes dhe e bindi se duhet ta pranojë marrëveshjen ashtu sikur e kishin projektuar Borelli e Llajçaku, si marrëveshje kompromisi, në Bruksel, pasi Serbia nuk do të shtyp më targa me mbishkrimin, Kosova i Metohija, Kosovska Mitrovica, Xhakovica etj, por ato që janë  aktualisht do të mbesin, tash për tash pa afat. Me rëndësi është të mos shtyp më targa të reja.

Këtë propozim, si një zgjidhje kompromisi  që në fillim e kishte pranuar kryetari i Serbisë, në Bruksel, Aleksander Vuçiq  me kusht që Qeveria Kurti të mos fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë të Kosovës  për targat e automjeteve, por Kurti e kishte refuzuar kategorikisht, madje u kishte dhënë  afat  vetëm dy ditë dhe atë për hir të dajës Xhef, të cilit më në fund ia la  në dorë edhe finalen e marrëveshjes.

Kurti as Bislimi u treguan shumë të vëmendshëm të mos e përmendin fjalën kompromis, pavarësisht pranimit të detyruar të kompromisit faktik, real si çelës i marrëveshjes.

As mileti i Vetëvendosjes kurrë nuk do ta pranojë se marrëveshja u arrit me kompromis, sepse kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin politik të Albin Kurtit ashtu sikur nuk ekzistojnë as emrat: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë.

Kështu do të ndodh edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, apo Zajednica sikur e kishte emërtuar,  Kurti,  në kohën kur ishte në opozitë. Prej kur u vetëvendos në postin e kryeministrit nuk e ka përmendur më  Zajednicën.

Kurti për fillim në Bruksel, vetë apo përmes zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, do të mbrojë kategorikisht idenë se nuk do të lejojë të formohet, asociacioni një etnik, pasi vetë Kosova është shtet multietnik, pastaj do të thirret në vërejtjet e mospranimet e disa pikave nga Gjykata Kushtetuese dhe më në fund, kur e sheh se nuk e shtyn dot, edhe Asociacionin do t’ ia lë në prehër dajës Xhef,  për t’u nxjerrë me fytyrë dhe për të rrahur gjoks që krejt marrëveshjet me Serbinë i ka fituar Qeveria e tij, madje me rezultat tetë me dy,  sikur  thoshte  Lutfi Haziri kur kthehej nga takimi i Vjenës, në kohën para pavarësisë së Kosovës.

Albin Kurti në bisedimet me Aleksander Vuqiçin në Bruksel, dalëngadalë do të lëshojë pe dhe do ta pranojë në tërësi edhe planin famoz, tërësisht antishqiptar gjermano-frëng, ku fjala njohje nuk figuron faktikisht, por mund të vetëkuptohet, sipas interpretimeve eklektike të politikanëve “me aftësi të veçanta” të Vetëvendosjes.

Në fund pas të gjitha kompromiseve, Kurtit nuk do t’ i vijë fare turp  ta shpallë veten fitimtar në bisedime me Serbinë, pavarësisht se ajo nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do të lobojë  te shtetet që duan ta njohin vendin tonë.

Ky do të jetë kompromisi i fundit dhe fitorja në paqe e Serbisë për atë që e kishte humbur në luftë. Brenda Kosovës do ta kemi Asociacionin me të njëjtin nivel me Republikën serbe të Bosnjës e Hercegovinës, sa për fillim. Albin Kurti kurrë nuk do të pranojë se ka bërë kompromis, madje ndonjë “kokë e mençur” e vetëvendosjes do të kërkojë që kjo fjalë të hiqet edhe nga Fjalori  Gjuhës Shqipe,  sepse është fjalë komprometuese

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …