RKL: Evropa apo Amerika është e ardhmja e shqiptarëve?

RKL: Evropa apo Amerika është e ardhmja e shqiptarëve?

Evropa na shkatërroi në vitet: 1878, 1912, 1918, 1939, 1945, Amerika na ndihmoi dhe na çliroi në vitet: 1920, 1990, 1999, 2008

Kush mund t i injorojë apo t i anashkalojë këto data që janë të njohura jo vetëm, në Evropë por edhe në historinë e përgjithshme të njerëzimit dhe qytetërimit.

Kurrë dhe asnjëherë Evropa nuk i ka përfillur të drejtat e shqiptarëve. Mjafton t’ i përkujtojmë vitet: 1878, 1912, 1918, 1939, 1945. Vitet vendimtare për ekzistencën e kombit shqiptar kanë qenë, vitet  historike amerikane: 1920, 1990, 1999, 2008

Po të mos kishin qenë amerikanët në vitin 1920, kur kryetari i atëhershëm Wudrou Vilson përdori veton për mos shuarjen e Shqipërisë, po të mos kishin qenë amerikanët në vitin 1990 në kohën e kryetarit Gjorgj Bush, kur Millosheviqit iu tha, të mos e sulmojë Kosovën, po të mos kishin qenë amerikanët e anglezët në vitin 1999 në krye të NATO-s në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, sa për Evropën,  Serbia do të na kishte kthyer në një “banovinë mesjetare”, me një të katërtën e popullatës shqiptare në të.

Evropa i ka datat e veta të palavdishme kundër shqiptarëve.

Në vitin 1878, në Berlin kancelari gjerman Bizmark, stërgjyshi shtetëror dhe politik i kancelares  Merkel, kishte thënë nuk ka shqiptar as Shqipëri,  po ka vetëm  një term gjeografik.

Në vitin 1912, kjo Evropë shqiptarët i trajtoi si mbeturinë turke dhe urdhëroi sllavët e grekët ta pastronin Ballkanin nga arnautët. Fushata bartalomeane, rezultoi me 400 mijë shqiptarë të masakruar e mbi  një milion të shpërngulur.

Viti 1918 i Kongresit të Versajës legjitimoi  copëtimin e tokave shqiptare dhe dy të tretat e trojeve tona  iu dhanë Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.

Në vitin 1999, në Rambuje, Evropa kishte  hartuar planin që  t ia bënte sërish Kosovën tapi Serbisë, madje tapi të përjetshme, por ishte Amerika, (për herë të parë edhe Britania e Madhe)  ishte ajo që ia hodhi bombat  nga ajri Serbisë gjakatare, pa e pyetur Evropën as pa e lutur për shumë kohë Milosheviqin sikur kërkonte Franca e Gjermania.

Sot një pjesë e shqiptarëve të Kosovës, për interesa pushtetare, mungesë vizioni e strategjie, xhelozi dhe inate politike qesëndis me “Shtëpi të Bardha e do Shtëpi të verdha”, duke shpërfillur përpjekjet amerikane për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit shumëshekullor shqiptaro-serb.

Po të kishim vetëm një rast, një rast të vetëm kur Evropa ka vendosur në dobi të së drejtës për shqiptarët, do të mund të besonim se mund të ndodh edhe një tjetër.

Nuk e kemi asnjë.

Nuk e keni të shënuar në asnjë histori të asnjë populli të Evropës apo të botës, që Evropa, një herë në historinë e saj  ka vendosur po shqiptarëve në të drejtën e tyre.

Le ta thonë një datë të vetme kur Evropa ka vendosur në të drejtën e Shqipërisë historianët e analistët  e shqyejnë gurmazin e llapin  duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë dhe Amerikën!

Nuk ka asnjë datë në historinë e popullit shqiptar kur në një qytet apo shtet të Evropës, të jetë mbajtur një konferencë, një Kongres dhe ku të paktën vetëm  të jetë propozuar që shqiptarët të keni një shtet si gjithë popujt e tjerë.

Sa shumë do t i kishin rënë atij  teli historianët e sotëm  e të politizuar po ta kishin pasur vetëm një datë të Evropës në dobi të shqiptarëve. Ata kurrë nuk e përmendin as vitin 1975, kur Shqipëria zyrtare nuk pranoi mos korrigjimin e kufijve të shteteve të Evropës, në Helsinki, sepse dy të tretat e tokave dhe kombit kishin mbetur jashtë Shtetit Amë,  që me ironi ende quhet Shqipëri londineze, sepse atje iu prenë rrobat.

Vetëm politika e fortë shtetërore e Tumpit mund t’ i japë një zgjidhje përfundimtare problemit të Kosovës dhe atij shqiptar në përgjithësi, sepse këtu do të mund ta instalonte një shtet unitar shqiptar, ashtu sikur në vitin 1947 kishte instaluar Anglia  por edhe Amerika, Shtetin e Izraelit.

Po kaloi ky tren, po u zemëruan amerikanët, po nuk e zumë vagonin e fundit të lokomotivës amerikane, nuk do të mund t’ i ruajnë as këto të arritura, sepse nuk duhet harruar kurrë që Serbia shtrihet prej kufirit aktual  në Merdare e deri në Moskë e tutje tëhu…

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të na përsëritet fati i Çeçenisë i vitit 1999, krerët  e së  cilës me mendjelehtësi e prishën marrëveshjen paraprake dhe e humbën edhe autonominë e kohës së Bashkimit Sovjetik. Kjo nuk do të duhej të ndodhte kurrë dhe ky popull me shekuj i robëruar, nuk do ta lejojë një katastrofë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …