RKL

RKL: Kryetari i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin me të drejtë flet për bashkim me Kosovën

Me të drejtën për Vetëvendosje, Sanxhaku do të bashkohet me vendin tonë, sepse edhe ashtu, gjatë kohës së Perandorisë Osmane, ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës

Kryetari i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, duke folur për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët dhe kushtet me të cilat jetojnë ata, kërkon që në rast të shkëmbimit të territoreve Sanxhaku dhe Kosova Lindore t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

Ugljanin ka thënë se në  Sanxhak Preshevë, Bujanoc e Medvegjë  jetojnë popujt autoktonë dhe sipas tij gjithçka që bëhet ndaj këtyre dy vendeve dëgjohet në Prishtinë. Në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agresioni serb ndër vite”, tha Ugljanini. (gazetametro.net)

Hapja e një diskursi të tillë politikë për bashkimin e Sanxhakut me popullatë shumicë islamike do të mund t’i jepte konotacion fetar çështjes së Kosovës e cila hyn në fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjes me Serbinë dhe diplomacia kosovare në asnjë mënyrë nuk dëshiron të njolloset me nuanca islamike, apo të islamit politik. Ugljanin ose nuk e ka qartë ose flet nga pozita tejet inferiore kur bën për të ashtuquajturën  “njollosje të Kosovës me islam”, sepse ai e di fare mirë se në Kosovë, më shumë se 90 për qind e popullatës i takojnë besimit islam dhe asnjë mendje e shëndoshë nuk do ta quante këtë si një njollosje. Nëse është fjala për Serbinë, BE-në dhe Evropën përgjithësisht del të jetë i vërtetë vetëm konstatimi se Kosova, shqiptarët përgjithësisht, boshnjakët dhe sanxhaklinjtë, të cilët kanë identitet kombëtar dhe fetar autokton, urrehen dhe përbuzen pikërisht sepse i përkasin këtij besimi. Bashkimi i Sanxhakut me Kosovën e rrit numrin e përngjitshim të banorëve por jo përqindjen e myslimanëve, meqë sanxhaklinjtë në Kosovë do ta ruajnë identitetin e tyre, i cili as iu ka penguar as iu pengon shqiptarëve.

Sanxhaku edhe ashtu ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës deri në vitin 1918, kur Evropa ka krijuar  Jugosllavinë. Duhet ta përkujtojmë edhe faktin se në vitet 1941-1945, ishin shqiptarët e Kosovës të cilët së bashku me sanxhaklinjtë luftuar heroikisht për ta mbrojtur këtë krahinë nga invadimi çetniko-partizan. Në vitin 1945, kur Kosova dhe Sanxhaku mbetën nën Jugosllavi, filloi golgota e vërtetë dhe shfarosja  në masë të sanxhaklinjëve, në Bihor, Novi Pazar dhe në shumë vende të tjera.

Sanxhaku herodukur do t i bashkohet Kosovës dhe Shqipërisë etnike, kurohen me dëshirë, vullnet, plebishit dhe kurrsesi me dhunë e gjenocid sikur ka bërë dhe bën Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …