RKL

RKL: Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, arsyeton përgjysmimin e dënimit për kriminelin serb, mbështetur në Ligjin Penal të Jugosllavisë (!)

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, arsyeton përgjysmimin e dënimit për kriminelin serb, Tasiq, mbështetur në ligjin penal të Jugosllavisë. Edhe 21 vjet pas luftës dhe dëbimit të Serbisë nga Kosova, gjykatat tona marrin vendime duke u bazuar në Ligjin Penal të Jugosllavisë. Këtë e pranoi publikisht, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i cili i ka përgjysmuar dënimin nga 22 vjet në 11, kriminelit shqiptarvrasës, Darko Tasiq. Ai në arsyetimin e tij, pas protestës së sotme të familjarëve nga Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, në Prishtinë ka sqaruar se  “I akuzuari Tasniq ngarkohej nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavisë dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 152. Vepra e parë të akuzuarin e ngarkonte për plaçkitjen e sendeve të luajtshme. Vepra e dytë e ngarkonte për përdhosjen e kufomave që kategorizohet si veprim kundër dinjitetit njerëzor, e cila kategorizohet vetëm si veprim në protokollin 2 të Konventës së Gjenevës, por nuk parashihet si vepër e veçantë në kuadër të nenit 142 të Ligjit Penal të Jugosllavisë,  prandaj nuk mund të qëndroj si vepër e veçantë. Është më rendësi të dihet se dënimi maksimal i paraparë me ligj është 20 vite, sipas ligjit penal të Jugosllavisë, ngase ai ligj ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe si i tillë edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet zbatuar ai ligj se qenka  më i favorshëm për të akuzuarin”, thuhet në njoftim.

Konstatimi i Kryetarit të  Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, se sipas  Kushtetutës së Kosovës, duhet zbatuar ai ligj se është më i favorshëm për të akuzuarin, në rastin konkret është fyes e poshtërues për të gjithë shqiptarët, në veçanti për familjet me anëtarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë, sidomos sot, konkretisht nga ky i akuzuar, i cili fillimisht ishte dënuar me  22 vjet burg dhe pastaj i përgjysmohet dënimi, edhe pse  palët e dëmtuara nuk ishin pajtuar as me dënimin 22 vjet,  por kishin kërkuar dënimin maksimal.

Indiferentizmi,  në interpretimin e ligjeve jugosllave, përpjekja për shfajësimin e kriminelit, që ka marrë pjesë në masakrimin dhe degdisjen e prishjen e kufomave të qindra shqiptarëve, pastaj se në rastin konkret  duhet zbatuar ai ligj se qenka  më i favorshëm për të akuzuarin”, janë konstatime  që ngrehin shumë pyetje rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe vënë në pikëpyetje tërë punën dhe kredibilitetin e tyre.

Logjikisht shtrohet pyetje të cilit shtet janë këto ligje dhe i mbrojnë viktimat apo kriminelët?. Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, do të duhej të përgjigjej jo vetëm për zbritjen e dënimi përgjysmë të kriminelit serb, por edhe për këto deklarata të papërgjegjshme, me të cilët jane  irrituar familjarët e dëshmorëve dhe të martirëve, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dastid Koreshi: Plan i Jashtëzakonshëm i Kosovës për Anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, Dastid Koreshi, ka vlerësuar përpjekjet e …