Brickos

RKL: Po merr përmasa alarmuese fushata e sinkronizuar ndërkombëtare dhe vendore kundër UÇK-së

 


Raporti i Dik Martit i ka dhënë hov fushatës së ndjekjes dhe arrestimit të luftëtarëve të lirisë. Në disa gazeta të botës, botohen shkrime të përgatitura në Kosovë, të botuara pa autorë, ose me autorë të huaj, lidhur me sikur thuhet  krimet e UÇK-së, duke spërkatur për ditë, në faqet e para, kryeministrin, Thaçi,  Xhavit Halitin e të tjerë. Mbahen në arrest, Sabit Geci i sëmurë, i plagosur në luftë dhe me shëndet të shkatërruar. Mbahen padrejtësisht të akuzuar në Tribunalin e Hagës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, sepse kanë marrë pjesë në çlirimin e Kosovës, por janë akuzuar për krime lufte nga Serbia e kohës së Milosheviqit. Nëntë  shqiptarë të Kosovës Lindore dënohen 101 vjet burg nga “drejtësia” e regjimit të Tadiqit, në Beograd. Paralajmërohen arrestime të zyrtarëve të lartë, me prejardhje nga UÇK-ja  për sikur thuhet korrupsion. Paralajmërohen gjykime të montuara duke u mbështetur në deklaratat e një të instruktuari të Serbisë.  Po mbahen në arrest edhe shumë shqiptarë  të tjerë, ndërkohë që EULEX-i po bashkëpunon me Dik Martin dhe kryeprokurorin e Serbisë, Vekariq për të filluar hetimet spektakulare dhe tejet skandaloze kundër kreut të UÇK-së,  për sikur thuhet trafikim të organeve  të serbëve të zënë rob gjatë kohës së luftës. Këto hetime nuk do të zhvillohen  vetëm në Kosovë,  por edhe në Shqipëri, sepse Qeveria e Sali Berishës ia ka hapur rrugët Dik Martit, EULEX-it, Tribunalit të Hagës, Prokurorisë së Serbisë, për të hetuar “krimet e UÇK-së”, ndërkohë që vret pamëshirshëm  protestuesit  shqiptarë që guxojnë t’ i afrohen pallatit të Kryeministrisë. >>>


Prokuroria e EULEX-it ka paralajmëruar katër ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më 15 shkurt të paraqiten në seancë gjyqësore, të akuzuar për organizimin e protestës së korrikut të vitit 2009 para ndërtesës së Qeverisë, me ç’rast ishte prishur rendi dhe qetësia publike.


Kreu i luftës hesht dhe pret…


Shoqatat e luftës, kanë dorëzuar peticionin dhe tash po heshtin.


Edhe ata ndoshta po presin…


Politikanët dhe deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës kanë hallin e formimit të Qeverisë, ndarjes së pushtetit, zgjedhjen e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Shtetit dhe nuk kanë kohë të merren me fushatën, që ka filluar kundër UÇK-së.


Mjaftojnë deklaratat verbale, publike.


Të burgosurit politikë kanë futur veshtë në lesh, ose nëpër kapela të trasha të dimrit. Tash vjen pranvera dhe e festojmë 30 vjetorin e lëvizjes studentore, kjo është me rëndësi…


KLMDNJ, me të drejtë u qan  hallin  atyre që po mërdhijnë në këtë dimër me acar.


Veteranët dhe invalidët e luftës janë frustruar tejmase. Ata kanë qenë dhe janë pa punë. Ata kanë ngelë pa përkrahje institucionale dhe presin që sa më parë të vijë pranvera, jo për të marrë armët sërish kundër shtrigave të vampirosura të Serbisë, por për të ngrohur gjymtyrët e mërdhira nga ky dimër siberik.


Koha Ditore, Bota Sot, Zëri, Ekspressi, RTK-ja 21, OJQ-të, etj, shpërndajnë 24 orë rresht, të gjitha të zezat që shkruhen dhe të dëgjohen kundër UÇK-së, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi dhe kudo në botë. Edhe këta bëjnë politikat e tyre, edhe pse i financon Buxheti i Kosovës.


Gara për të gjuajtur çdo vrimë të zezë, çdo rresht që është shkruar në cilën do gjuhë të botës kundër UÇK-së, dhe për ta përkthyer në shqip është një garë e marrë e këtyre medieve, krejtësisht të pavarura, por krejtësisht në shërbim të raportit të Dik Martit, Serbisë, Rusisë… Kjo propagandë po i paraprinë fushatës, së kryeqëzatorit të ri Evropës, Dik Marti,  duke e bombarduar opinionin me gënjeshtra, në mënyrë që ato të përsëriten sa më shpesh dhe të duken të vërteta.


Fushata ndërkombëtare dhe vendore kundër UÇK-së bëhet me qëllim për ta rihapur për negocim procesin e statusit të Kosovës, meqë pavarësia ishte shpallur si rezultat i luftës së UÇK-së dhe intervenimit të NATO-s.


Do të gjenden shqiptarë trutharë, që do të bisedojnë me Serbinë, duke na qitur hi syve dhe duke u munduar të na bindin se po bisedojnë për do farë problemesh teknike, mbase edhe gjeologjike…


Gjithmonë dhe në çdo periudhë historike ka pasur shqiptar-folës të cilët kanë negociuar me të gjitha regjimet okupatore. Të tillë ka pasur dhe ka me bollëk në Kosovë. Në negociatat e fundit me Serbinë kishte negociatorë të tillë, “kosovarë” që trumpetonin pa pikë turpi se e kishin mundur Serbinë, me rezultat:  8 me 2, kësaj radhe do ta mundin me rezultat edhe më të lartë, por si gjithmonë me shpinë për fundi.


Fushata ndërkombëtare dhe vendore kundër UÇK-së është fushatë panevropiane, e cila ka për qëllim relativizmin e krimeve, duke shpallur fajtor UÇK-në dhe regjimin e Milosheviqit. Dik Marti, i cili dirigjon edhe EULEX-in dhe që nga një raportues i një organizate globaliste panevropiane,  është kthyer në prokuror botëror,   thotë se secili ka bërë krime, sipas mundësisë që ka pasur për të kryer krime. Serbët kanë pasur më shumë mundësi, andaj edhe kanë vrarë më shumë. Qoftë edhe 100 për një, ashtu sikur Hitleri dikur. Shqiptarët kanë pasur më pak mundësi, andaj edhe kanë vrarë më pak, por meqë nuk kanë pasur mundësi të vrasin më shumë,  ua kanë marrë organet serbëve, ashtu sikur bënin dukur Majat dhe Astekët, që ua shkulnin zemrat armiqve. Kjo është formula matematikikore e Dik Martit, ky është morali i zyrtarit dhe “humnizmit: të sotëm evropian, që “mbron” të drejtat e njeriut, të drejtat e viktimave serbs, mbron sidomos të drejtat e homoseksualëve dhe të lezbejkeve, të qenve dhe të specieve, që po i zhduk natyra e njeriu. Ky është civilizimi i BE-së, ku po bëjnë turr të futemi sa më parë. Sepse të bëhesh evropian, nuk është vetëm punë mode, por kjo  do të thotë të kesh arritur Majën e Ajsbergut,  nga ku  nuk shkohet më lartë, por vetëm në theqafje.


UÇK-ja, tash për tash po hesht.


Të shpresojnë se sërish vjen Marsi dhe sërish takohemi në Prekaz,  te varri i Legjendarit, i Legjendarit, Adem Jashari, jo për të kërkuar nga ai që të ringjallët, por për të dëshmuar sesa të mjerë jemi ne, që kemi mbetur pas tij.


Vjen edhe  kujtimi për 17 dhe 18 marsin e vitit 2004… jo për ta ripërsëritur, por për të kujtuar, sesa panjerëzishëm janë sulmuar e etiketuar ato  zhvillime dhe ata trima të lirisë, që u vranë pamëshirshëm nga të huajt.


Sepse, nuk ka çare pa ardhë pranvera.


Këtë nuk e ndalon as Diku, as BE-ja, as djalli, as Beogradi dhe as Kremlini


Sepse, zullumi këputet prej së trashi, ashtu sikur është këputur në kohën e Milosheviqit. Po as zullimi nuk këputet vetvetiu, pa ia ndihmuar pak…

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …