leoni

Robert Mueller thotë se kryetari Trump nuk është liruar nga drejtësia për akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale

Robert Mueller thotë se Trump nuk është liruar nga drejtësia për akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Pretendimi i kryetarit të SHBA-së, Donald Trump, se ishte “tërësisht i liruar” nga akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale janë hedhur poshtë nga ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller. Ai tha se nuk e ka liruar Trumpin nga drejtësia. Në komentet e tij ka thënë se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike. Ish-drejtori i FBI-së tha se gjetjet dëshmojnë për ndërhyrje, por nuk mund ta akuzonin presidentin Trump, por në të njëjtën kohë as nuk mund ta lirojnë nga dyshimet. Në total, 35 persona dhe tre kompani u akuzuan nga Mueller që lidhen drejtpërdrejt dhe indirekt me ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Asnjë anëtar i familjes Trump nuk u akuzua. Megjithatë, ai kritikoi performancën e Mueller dhe tha se “kjo ishte një ditë e mrekullueshme për mua”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …