Roja Civile spanjolle sekuestroi në Katalunja rreth 10 milionë fletë votimi që do të përdoreshin për Referendum

Roja Civile spanjolle sekuestroi në Katalunja rreth 10 milionë fletë votimi që do të përdoreshin për Referendum

Roja Civile spanjolle sekuestroi në Katalunjë rreth 10 milionë fletë votimi që do të përdoreshin për referendumin për vetëvendosjen që indipendentistët do të organizojnë më 1 tetor, njoftoi Ministria e Brendshme. “Më shumë se 9,8 milionë fletë votimi u sekuestruan në një depo në zonën industriale të Bigues, 45 kilometra në veri të Barcelonës”, theksoi ministria në një komunikatë. Roja Civile sekuestroi gjithashtu një sasi materialesh zgjedhore, veçanërisht formularë për krijimin e qendrave të votimit dhe të tjera për regjistrimin e votuesve. Njëkohësisht, kontrolle u kryen në disa zyra të ekzekutivit katalanas në Barcelonë, veçanërisht në presidencë, departamentet e Çështjeve Ekonomike dhe Punëve të Jashtme. Rreth 13 persona, si dhe krahu i djathtë i zëvendëspresidentit, Oriol Junqueras u arrestuan. Mijëra qytetarët kanë dalë në rrugë në qendër të Barcelonës për të protestuar kundër këtyre arrestimeve. Katalunja tashmë është thellësisht e ndarë në marrëdhëniet me Madridin.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …