Veterani invalid i UÇK-së gjermani Roland Bartezko, ka deklaruar se peticionin kundër ambasadorit Amerikan, Greg Delawie e ka ndërmarrë pasi konsideron se ai i ka dëmtuar raportet me liderët e disa partive kur ka thënë se ishte i irrituar nga veprimet e tyre. Gjysma e qytetarëve të Kosovës janë të hidhëruar nga deklarata jo diplomatike e z. Delawie. Prandaj, zyrtari amerikan duhet të ndërrohet me një diplomat tjetër. Kërkesa përmes peticionit për largimin e Delawies nuk është kundër Amerikës. Unë jetoj në Kosovë. Nuk jam me asnjë parti politike. Edhe pse është gati e pamundshme pa pasur ndonjë lidhje me partitë politike. Ajo çka ka bërë Delawie ndikon drejtpërdrejtë në jetën time. Se ne kemi një gjendje të rëndë ekonomike, edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive. Në rast se një ambasador do të përfshihej në këtë proces, atëherë, le të bëjnë një zgjidhje të mirë. Unë jam gjerman i lindur e rritur atje. Kam kryer shkollën në Gjermani. Mirëpo, në Gjermani një njeri të tillë si Delawie nuk e kish duruar asnjë njeri”, ka thënë mes tjerash veterani i UÇK-së Bartesko duke arsyetuar fillimin e nënshkrimit të peticionit kundër ambasadori amerikan Delawie.
