Opozita në gjendje mobile për ta pamundësuar zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës

Opozita e bashkuar po mobilizohet për ta penguar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës. Jo zyrtarisht është bërë e ditur  se partnerët e koalicionit qeverisës po planifikojnë që zgjedhja e Thaçit president të ndodhë këtë të mërkurë, në një seancë të Parlamentit, të cilën gjë opozita po planifikon që të mos e lejojë. Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë për “Zërin” se ashtu siç kanë vepruar në seancat paraprake, njësoj do të veprojnë edhe në seancën kur pritet të bëhet zgjedhja e Kryetarit. “Siç kemi vepruar edhe në seancat e fundit të Kuvendit, do të veprojmë edhe në seancën e ardhshme kur ajo të caktohet. Një president i zgjedhur në kushtet e një krize institucionale nuk mund të përfaqësojë asnjë institucion e aq më pak unitetin të cilin supozohet ta përfaqësojë edhe me Kushtetutë”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …