Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër tre personave nga Fondi i Republikës së Kosovës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër tre personave për veprën penale të krimit të organizuar, që lidhet me transaksionet e dyshimta nga  i ashtuquajturi “Fond i Republikës së Kosovës”. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka konfirmuar hetimet, por në mesin e të hetuarve nuk është i dyshuari kryesor, Isa Mustafa për shkaun se është kryeministër i vendit dhe i paprekshëm për Prokurorinë, “drejtësinë” dhe për miqtë ambasadorët. Transaksionet e mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës i njohur si 3%-shi, janë bërë objekt hetimesh të Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës. Prokurori special, Faik Halili ka nisur hetimet për krim të organizuar me këto transaksione. Baza e hetimeve është bërë një raport i Qendrës së Inteligjencës Financiare, që është hartuar gjatë hetimeve kundër Ilir Tolajt, Bujar Bukoshit dhe të tjerëve, në vitin 2012. Dokumenti flet për tërheqje të mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës gjatë viteve 2006-2011. Këto para janë tërhequr nga bankat në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, ku janë të deponuara fondet e 3 përqindëshit. Të dhënat e këtyre fondeve, tregojnë se Fondi i Republikës së Kosovës-i regjistruar si OJQ- ka llogari në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë. Në 16 transaksionet bëhet fjalë për shtatë, deri në 50 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …