Rregullohen tri rrugë dhe filloi meremetimi i shkollës në Senik

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe të investimeve të planifikuara të Komunës së Malishevës, në fshatin Senik, ka filluar meremetimi i tërësishëm i objektit të shkollës, si dhe po rregullohen tri rrugë me kuba, në lagjet e këtij fshati. Këto punime në fshatin Senik, sot i ka inspektuar drejtori komunal i urbanizimit, Ahmet Morina, ku ka parë nga afër punimet që janë kryer dhe po kryhen në këtë fshat, me qëllim të zbatimit të plotë të projekteve, dhe sipas planifikimit dhe paramasave të përcaktuara. Morina, është njoftuar nga ana e operatorëve përkatës, me ecurinë e punimeve, zbatimin e planit dinamik, si në objektin e shkollës, ashtu edhe në rrugët e fshatit. “Punimet janë duke u kryer sipas planifikimit dhe plani dinamik është duke u zbatuar në realizimin e këtyre projekteve”, tha Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Po vazhdon vaksinimi i bagëtive në komunën e Ferizajt

Komuna e Ferizajt po vazhdon vaksinimi i fondit blegtoral te bagëtitë e trasha dhe të …