Ministri Likaj takon përfaqësuesit e SBAShK-t për të diskutuar për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor

Likaj takon përfaqësuesit e SBAShK-t për të diskutuar për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor

Në vazhdën e konsultimeve të rregullta për fillimin e vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj takoi sot përfaqësuesit e SBAShK-t të udhëhequr nga kryetari Rrahman Jasharaj. Në takim u diskutuan përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021. Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor. Nga ana e tij, ministri Likaj informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …