Rreth 40 për qind e popullatës mes moshës 19 e 29 vjeç, në Serbi, janë në gjendje ta braktisin vendin

Kërkimet shkencore në Serbi tregojnë se 40 për qind e popullatës midis moshës 19 e 29 vjeç, ose rreth 450 mijë serbë të rinj janë të vendosur që ta braktisin vendin, raportojnë mediet e Beogradit. Sipas hulumtimit të “Serbia 21 – Qendra për Serbinë e ardhshme”, Serbia nuk do të ketë të ardhme nëse vazhdon me ritmin e tashëm ikja e të rinjve. Kërkimet tregojnë se 98 për qind e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë të shkojnë në vendet e demokracive perëndimore: BE, SHBA, Kanada, Australi, Britani të Madhe, ndërsa vetëm 2 për qind e qytetarëve janë deklaruar se do të shkonin në Rusi.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …