Brickos

SBASHK

Rreth një mijë mësimdhënës e punëtorë do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga SBASHK-u

Rreth një mijë mësimdhënës e punëtorë të tjerë do të jenë nesër në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës dhe mbështetur nga sindikatat e tjera. Kështu ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai shprehet i bindur se Qeveria-Kurti” ka marrë shkollë nga grevat e vitit 2022, për të cilën thotë se nuk duhet të ndodhë. Kryesindikalisti shpreson që Qeveria do t’i plotësojë kërkesat e tyre, në mënyrë që protesta e nesërme të jetë e fundit. Numri nuk do të jetë krejt i vogël, ne presim diku 1 mijë protestues,  sepse kemi shumë shoqata sindikale, pra do të jetë zëri i anëtarësisë sonë. Me 1 maj do të dalim me kërkesa konkrete dhe do t’i bëjmë publike dhe urojmë që pas kësaj proteste të mos ketë nevojë më për protesta e greva por Qeveria të ulet dhe të bisedojë me neve, ngase edhe motoja e protestës është që ‘Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprime tjera sindikale’. Ne do të takohemi me protestuesit në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, pastaj do të vazhdojmë drejtë MASHTI-t për t’u kthyer kah katedralja përgjatë sheshit deri te Qeveria dhe do të ketë disa fjalime aty”, ka thënë Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …