Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Rrezarta Krasniqi: 28 dhjetori, mesazh për ata që bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë  për ndarjen e mjeteve nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Krasniqi ka thënë se 28 dhjetori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.

“As grevat e as thirrjet publike nuk iu bënë punë, e sot çuditërisht paskan dalë me një zgjidhje që deri pak orë më parë thonin se nuk ekzistonte .Ky presion ndaj gazetarëve, ndaj të gjithë atyre familjeve e individëve që janë ndikuar nga ky shantazh publik i pushtetit, është saktësisht pasqyra më e mirë e atyre që me bllokada të panevojshme, nuk e kursejnë askënd. Vendimet e tilla që janë sinonim i kësaj qeverisje në ikje, tashmë janë parë qartë nga të gjithë qytetarët”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …