Rritet niveli i ujit në Batllavë dhe Badoc pas reshjeve të fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllavë dhe Badoc, nga të cilat furnizohet kryeqyteti dhe zonat përreth. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në liqenin e Badocit aktualisht është 645.65 metra mbi nivelin e detit, që paraqet 4.20 metra nën kuotën maksimale të mbushjes. Ndërkaq, në liqenin e Batllavës kuota e ujit ka arritur në 633.70 metra, respektivisht 1.30 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në të dyja liqenet, me një rritje prej rreth 2.5 deri në 3 metra, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen hidrike. Sipas ndërmarrjes, kjo situatë krijon kushte më të favorshme për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm në periudhën në vijim, megjithatë konsumatorët ftohen që të vazhdojnë ta përdorin ujin në mënyrë të arsyeshme dhe të përgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka mirëpritur deklaratat e ShBA-së, për rifillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka mirëpritur deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rifillimin …