Rritet pagesa e dëmeve për 50,33 %

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, Kompanitë e Sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate rekorde kohore.  

Edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt  të këtij viti, kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pakë se 13 milion 496 mijë e 882 euro për kompensim të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se muaji janar dhe shkurt i këtij viti ka qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve  

Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 29 mijë e 621 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pakë se 53%. “Numri i dëmeve të paguara gjatë muajit Janar dhe shkurt 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 3.208 dëme duke arritur në 29.621 nga të cilat 29.561 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 60 nga kompanitë e sigurimit të Jetës” thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.  

Për pesë vite, 260 milionë euro të paguara për kompensim të dëmeve   

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara

Byroja Kosovare e Sigurimit

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …