Rruga vreshtare në Sejan të komunës së Rahovecit e gjatë rreth 2.5 km po rregullohet

Edhe rruga vreshtare në Sejan të komunës së Rahovecit e gjatë rreth 2.5 km po rregullohet. Traseja e kësaj rruge do të jetë e gjerë 6 m, pasi që është rrugë primare dhe lidhë sipërfaqe të mëdha të plantacioneve me vreshta. Në këtë ditë vikendi Nënkryetari i Komunës së Rahovecit Fatmir Iska me bashkëpunëtorë dhe inxhinier nga komuna, kanë dalë për të parë nga afër fillimin e punimeve. Qasje përmes kësaj rruge kanë edhe banorët e fshatit Potoqan dhe shumë lagje të qytetit të Rahovecit si: Haxhimustafa, Hoxha, Shulina, Daka, Hajda e familje të tjera. Vreshtarë e gëzofshi këtë rrugë. Vazhdojmë në hapjen dhe përmirësimin e rrugëve fushore! Ka thënë nënkryetari Iska.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …