KEK
Fillimi / Lajmet / LDK e PDK i hedhin poshtë pretendimet e PE-së

LDK e PDK i hedhin poshtë pretendimet e PE-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës i kanë hedhur poshtë pretendimet e Parlamentit Evropian. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur si “manipulim” studimin e bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”. “Autorët e ‘studimit’ shpresoj shumë se do të ballafaqohen me mbështetësit e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe “studimi” i tyre do të përfundoj si një përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e së vërtetës”, ka shkruar mes tjerash kryetari i LDK-së, Isa Mustafa Mustafa. Edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kundërshtuar këtë studim. Ai ka thënë se “autorët flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar, kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje. “Për çështjen e trupave amerikane që i largojnë prej Kosovës për shkak se Kosova ka qenë në kundërshtim me politikat amerikane, na kanë thënë shumë më herët. Unë, së paku kam qenë në disa takime ku argumentet që i kanë përdorur kanë qenë pak më të rënda se sa vetëm largimi i trupave amerikane”, ka shkruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Amerikës qindra miliardë dollarë, do ta dëmtojnë shëndetin e njerëzve

Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Amerikës qindra miliardë dollarë, do ta dëmtojnë shëndetin e njerëzve

Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara qindra miliardë dollarë, do ...