Rrugë të reja të asfaltuara në fshatin Runjevë

Në kuadër të projekteve kapitale komunale, kanë vazhduar punimet në asfaltimin e dy rrugëve lokalë në fshatin Runjevë të komunës së Kaçanikut, rruga “ Bajram Berisha” si dhe rruga “ Migjeni”. Vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani. Kryetari Ilazi vlerësoi rëndësinë e realizimit të këtyre projekteve, duke shtuar se asfaltimi i rrugëve do të lehtësoj qarkullimin dhe do të krijohen lehtësira për zhvillim të veprimtarive të ndryshme afariste. Menaxheri i dy projekteve Betim Shala, tha se rruga “Bajram Berisha” është asfaltuar në gjatësi prej 235 metra, kurse rruga “Migjeni” në gjatësi prej 153 metra. Realizimi i këtyre dy projekteve është duke u bërë në kuadër të memorandumit të përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Kaçanikut për asfaltimin e disa rrugëve lokale në komunën e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …