Brickos

Rrustem Ceci: H I M N I B L U – poezi nga libri , “Heroika”





Ç´është ky flamur i huaj
në direkun e shtëpisë
mos r r o t a e historisë
që mua më duhet ta bart


 

Ç´është ky flamur i huaj 
në direkun e shtëpisë
i kujtoj të vrarët e mi
të vrarët nëpër mërgime


 Ç´është ky flamur i huaj
që unë duhet ta bart
për hir të një kontrate
që ta kem një adresë


 Ç´është ky flamur i huaj
me h i m n e pa tekst
është një gjysëm fitore
për të vazhduar në fitore


 


KRYENGRITËSI


Haptazi ia dorëzova veten
Luftës për liri të Kosovës
kjo ndodhi në vitin 1999
kur unë isha njëzet vjeç


 Vullnetar shkova në luftë
bleva vet veshjen e çizme
nëna më dha jelek, qorape
UÇK-ja armët dhe detyrat


 Ditën kur u nisa në luftë
të gjithë më përqafuan
babi qau me lot gëzimi
unë isha vëlla me 7 motra


 Liria s´ blihet, po fitohet
këtë ma kish mësuar babi
në luftë s´vritën të gjithë
me luftë unë mbeta gjallë


  


S T U H I A


 A ka faj shqiptari
kur atë e bastisin
kur atë e arrestojnë
pse do të jetë i lirë


 A ka faj shqiptari
Pse gjakun e tij të
trupit ia fal atdheut
Kosovës për l i r i


 A ka faj shqiptari
Pse qëllon armikun
Kur çështja ngecën
Nëpër zyra të huaja


 A ka faj shqiptari
Pyesin shqiptarët
Të rënët e luftës
gjaku i dhënë lirisë


 


BISEDË ME PUBLIKUN


  

Përroi që  s´di  ta  gjej  lumin

 dhe lumi që  s´ di ta gjej detin

 i ngjan ecjes së ujit pa këpucë

 Në tërë këtë duknajë të vogël

 fjalët  më  kot  i   rrokullisim

 anëve e nëpër shpatijet  tona

 Në këtë bisedë  me publikun

 me miqtë e mi të përditshëm

 ngarkesa është tepër e rëndë 

 për t´u ngjitur  të  përpjetave

 


 


Rrustem Geci – Dortmund, 2015



 


 


 


 


Hapeni rrugën njerëz    flamurit


Hapeni rrugën njerëz    nderuar


jam Isa Boletini  trim  i kryeherit


Me vete i  kam    gjitha  betejat


 


Këtë liri    gjaku  ynë  e mbolli


duajeni është e juaja, ndërtonjeni


Kosova  kujtoj   është  e  mençur


Shqipëri e Kosovë  ju  kam  nënë


 


Hapeni rrugën qytetar të nderuar


duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni


vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga


pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet


 


Kosovë, jam Isa, jam  dardani yt


Kosova e lirë më solli  mes  jush


Kosovë o nënë, fshima  sot lotin


se  historia  asgjë askujt  s´i  falë


 


Luftuar  kam  Krajlin  e  Serbisë


Pashanë e turkut  dhe Malin e Zi


Plagët në trup  i  kam shok udhe


armikun  mik  kurrë se kam bërë


 


 


  2


 


Në Boletinin  ku unë jam lindur


kumbues  është guri  i  daulleve


paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë


këtu  e  kanë    njëjtën  moshë


 


Kosovë, jam Isa, bir  i kryeherit


po ju pyes, a jeni njeh së afërmi


po  dëgjoj, shumë jeni degëdisë


Kosova qenka pakëz e vogëluar


 


Në Boletin  kam plisin e gjyshit


veshjen e luftës dhe të dasmave


u ktheva në lavdinë  e  betejave


të kremtoj edhe  unë  sot  me ju


 


Që liria e fituar  të ketë shëndet


pyes, Azemi a është në Drenicë


pyes Hasani a është n´Prishtinë


Molla kuqe pse qahet në Shkup


 


Kosovë, kremto mos u shqetëso


Shqipëri është  dhe Boletini im


U kënaqa  me  daullet  e fitores


dhe  këngën  kuqezi të flamurit!..


 


 


 


 3


 


 


Në këtë botë  me shumë trazira


të gjitha  kohët  i  kemi në duar


fjalë e tiranëve  ende  dëgjohen


ka që kërcënojnë  atë që fituam


 


Nuk  mjafton    jesh Mbinjeri


Historia  askujt  asgjë  s´ i  falë


mendja njeriut si kap    gjitha


Shqipëri e Kosovë ju kam nënë


 


Duajeni atdheun, mos ia ktheni


Shpinën, babëzitë  janë  shumë


Këtë liri që gjaku ynë  e mbolli


është fitorja që sot po festojmë…


 


Në këto  gjëmime    historisë


Jem pjesë e  luftave    mëdha


burra, sot kam 1 plagë  më pak


që ta përjetoj  këtë  çast  me ju


 


O Dritë e këngëve    shtëpisë


Asgjë s´kemi ngrënë  dhe  pirë


nga argjendet që  i  ka Kosova


unë jam një pikë uji para lumit!..


 


 


 


 4


 


Kosovë,  Shqipëri, dhe  Çamëri


trim    bëri  dashuria  për  ju


unë e  pata  guximin  për  lirinë


që t´i dalim zot  vetë dheut tonë


 


Kjo kuantikë  heroike e atdheut


është pjesë  e  gjaktë e historisë


pjesë  e  jetëve  tona    jetuara


pjesë e  mendjes të këtij populli


 


Po vij nga  më të lashtit e tokës


në një qytet tjetër të të lashtëve


gjuha e  eshtrave  sot  flet qartë


ADN-ëja sot shkruhet e lexohet


 


Liri e kombit      qytetëruar


popull  i  flamurit      bukur


jepi  krahë  lirisë  tuaj, dhe krijo


uji i  thëllimave  e  shton  bukën


 


  këtë  tokë  të pasur me lufta


asgjë s´ka më të shenjtë s´e liria


Kosovë, kam  ADN e këtij dheu


Shqipëri e Kosovë  sot  jemi një!..


 


 


Rrustem Geci – Dortmund, Qershor, 2015


 


 


 


Rrustem Geci: Mugullima e dritës, 70 vjetori i shkollës fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë


 


Të hapësh tokën me duart tua / të mbushësh atë me aromë farash / të ngresh fytyrën drejt qiellit tënd / të thithësh ajër nga qielli yt / kjo është paqja përgjigjeshin gjyshërit e mi, shkruan në një poezi të tij, poeti, Humberto Ak´abel. Mugullimë e dritës për dijet është e shenjtë. Mësuesi, nxënësi, librat, fletoret, dashuria për shkollën, të gjitha i shërbejnë mësimnxënies, dhe dijeve të kohës. Me këtë dua ti besojë fjalëve të shkrimtarit T.S. Eliotit, „Se prilli është më i egri i muajve, lind zambakët nga tokë e egër“. Kështu, edhe Shkolla e Roganës, për 70 vjet nxori nga gjiri i saj,  ( kalli e zambak ), intelektualë që do ti shërbejnë Kosovës e Atdheut me devotshmëri.


 


Ngritja nga errësira 6 shekullore Osmane, vazhdon të jetë ende e vështirë. Pushtimi 6 shekullor Osman shkërmoqi Ilirinë, në pjesët ma të ndjeshme të saj. Prandaj, mundja e pushtuesit serbë në Kosovë, ku pakica serbe bënte „ligjin dhe drejtësinë“, ishte luftë Promethiane e shqiptarëve. Nën këtë mugullimë drite të shkollës shqipe, asnjë fqinj i yni dhe asnjë lob përtej fqinjëve tanë në Evropë s´mund t´i  pengojë shqiptarët të bashkohen. Ne jemi fjalët dhe shkronjat e një gjuhe dhe të një alfabeti. Atdheu dhe kombi ynë janë të një gjaku, të një gjuhe, të një flamuri. Dashuria për atdheun s´është vetëm fjalë. Se fjalët e shkruara në letër s´janë vetëm fjalë, shprehej i madhi Metush Krasniqi, se fjalët e shkruara kanë shpirt, kanë zemër, kanë duar nga më të fuqishmet. Prandaj, fjalët liri, bashkim, mirëqenie, shpresojnë në pritjen e çastit historik!..


 


Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, u lind 70 vjet më parë, në vitin 1945, nga intelektuali dhe patrioti nga Disivojca e Dardanës, Xhavit Podina, dhe shokët e tij. Hapja e Shkollës Fillore në Roganë aso kohe ishte një ogur i mirë, për Kosovën e mbërthyer në skamje dhe pranga. Xhavit Podina e kishte hetuar ku mund ta fshehte zërin e pushkës së tij, dhe të dashurisë për Kosovën e lirë. Hapja e Shkollës Fillore në Roganë nga patrioti Xhavit Podima, ishte një përgjigjje kundër shpërnguljes masovike të lagjeve dhe fshatrave të tëra për në Turqi, nga Komuna e Dardanës. Gurthemeli shkollës fillore në Roganë iu vu në vitin 1943. Me atë rast, patrioti Xhavit Podina para fshatarëve të Roganës  ku kishte pranishëm edhe kolon serbë e malazez, gjatë fjalimit të tij ndër të tjera kishte thënë: “ Këtu po e hapim shkollën shqipe, sepse këtu përherë kanë jetuar  dhe sunduar kapuqbardhët “. Ky fjalim thuhet se i kishte tmerruar pa masë kolonët e kësaj ane, dhe i kishte trimëruar shqiptarët që të mos shpërnguleshin.


 


U kujtojmë se mësuesi i parë në shkollën e Roganës ishte Xhevat Aliu nga Gjilani. I njëjti mësues mëpastaj qé emeruar drejtor i shkollës fillore në Roganë. Ndër mësimdhënësit e parë në shkollën e Roganës ishin: Sejdi Hoxha, Ndue Nekaj, Babush Tali, Ismet Dërmaku, Selami Masurica, Gani Gashi, Adem Kastrati etj. Në vitin e parë të jetës së saj, Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“  ( që atë kohë quhej „1 Maji“ ) grumbulloi 56 nxënës, që ishte një sukses i madh për themeluesit e shkollës. Heroika e Shkollës Fillore në Roganë, ka të veçantën e vet tek kuadrot e forta kombëtare, dhe tek intelegjenca krijuese e nxënësve. Në vijimësi, Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë u bë kështjellë tempullore, e dijeve dhe e diturisë. Në këtë Shkollë nxënës të Roganës, Analumit, Dajkocit, Kranidellit, Hodonocit, 2 Karaqevave, Breznicës, dhe aty këtu, të Muhocit dhe Pribocit, mbushnin me shpresë shkollën për një të ardhme të lirë dhe të pavarur të Kosovës.


 


Nëse populli ynë nuk shpërngulet, nga vendi ku është bimur e rritur, shprehej patrioti Metush Krasniqi, në një mbledhje miqësh në Roganë, Kosova dhe shqiptarët përherë do të jemi bashkë. Prandaj, shprehej patrioti Metush Krasniqi, ne duhet të angazhohemi, dhe të bëjmë çmos që shpërngulja të ndalet. Metushi Krasniqi, Roganën e deshi si vendlindjen e tij. Mbase në Roganë Metushi kishte shumë shokë e miq. Metush Krasniqi, mik të shtëpisë e kishte Sejdi Kryeziun, patriotin e shquar nga Rogana. Metueshi ishte figurë përbashkuese e shqiptarëve. Ai në asnjë çast nuk u zmbraps për t´ju kundëvu „Aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve“ të organizuar nga OZNA e xhelatit Rankoviq.


 


Metush Krasniqi fillimisht në Roganë ishte mësues, dhe mëpastaj u emërua, edhe drejtor shkolle. Kontributi i patriotit Metush Krasniqit dhënë Arsimit shqip të kohës mbetet i madh. Metush Krasniqi me sukses iu kundërvu kundërshtimeve fetare ndaj arsimimit të masave popullore. Udha e mësuesit dhe patriotit, Metush Krasniqit ishte udhë burgjesh dhe vuajtjesh të mëdha. Mirëpo, heroi kombëtar Metush Krasniqi kurrë nuk u dha, as para shtypjes gjenocidale serbe, as para torturave vrasëse në burgun e Mitrovicës. Në vitin e parë të jetës së saj, Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“  ( që atë kohë quhej „1 Maji“ ) grumbulloi 56 nxënës, që ishte një sukses i madh për themeluesit e shkollës. Heroika e Shkollës Fillore në Roganë, ka të veçantën e vet tek kuadrot e forta kombëtare, dhe tek intelegjenca krijuese e nxënësve. Në vijimësi, Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë u bë kështjellë tempullore, e dijeve dhe e diturisë.


 


Qytetasit e Roganës dhe të fshatrave përreth e përkrahën hapjen e shkollës, dhe numri i nxënësve fal patriotëve ilegal u shtua shumë, dhe mësimi mbahej në 3 ndërrime. Në këtë shkollë mësim dhanë mësues të nderuar, dhe patriotë të devotshëm. Xhevat Aliu, Babush Tali, Metush Krasniqi, e krejt mëpastaj, arsimtari i parë i diplomuar i gjuhës shqipe, dhe prijës i shumë aksioneve në Roganë, Ramadan Islam Kallaba. Roli i shkollës Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, qëndron në zhdukjen e analfabetizmit, në emancipimin e femrës shqiptare, në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në perspektivën për t´u bërë një ditë të lirë e të bashkuar. Metush Krasniqi ishtë figurë përbashkuese e të gjitha shtresave të popullit në Anamoravën e Hogoshtit e më gjerë.. Hapja e Shkollës Fillore në Roganë, ndaloi shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, dhe rrezatoi dritë, në të gjitha familjet në Roganë, Analum, Dajkoc, Kranidell, Hodonoc, Karaqevë, Breznicë, Muhoc e Priboc. Rogana sot ka përse të krenohet. Sukseset e bëra për 70 vjet, janë për t´ia marr këngës për së mbari.


 


Bajram Kallaba, drejtor i Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“, bir i minatorit Haki Kallaba, prindi i të cilit shkollën dhe kombin e kishte mbi të gjitha.. Hakiu në kohën e monizmit ishte rrjeshtuar pro demokracisë, dhe vepronte në Grupin e Qytetarëve Liberal, kundër LKJ-së. Edhe djali i tij për shkak të prindit, por edhe të vet Bajramit ishte i përndjekur dhe  i burgosur i ndërgjjes. Bajrami Kallaba, me pietet flet për historinë e lavdishme të Shkollës, dhe për rolin e saj në të gjitha vitet e punës. Për 70 vjet, më thotë drejtori, Bajram Kallaba, në këtë shkollë u arsimuan dhe u diplomuan rreth 24 547 mijë nxënës të tetëvjeçares, prej tyre, 13 613 mashkuj,, ndërsa 10 915 femra, të arritura vërtetë të kënaqshme. Për këtë armatë nxënësish vazhdon mëtej Bajrami, për 70 vjet të kësaj vatre të dijes, u kujdesën 344 mësimdhënës, 4 administrator, dhe u ndërruan 22 drejtor shkolle, Ndërsa, Bajram Kallaba është drejtori i 22- të i kësaj shkolle të sukseshme. Jeta dhe vepra e Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë është dritë për gjithsecilën shtëpi të Roganës, e më gjerë. Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, ka një hapësirë shkolle prej 2590 metra katror, ka 22 klasë, 355 nxënës, dhe tre cikle nxënësish; parashkollor, të ultë dhe të lartë. Ndërsa, për mësimdhënien e dijeve dhe edukimin arsimor në këtë shkollë vërtetë kombëtare, tani punojnë 45 arsimtarë, dhe administrator.


 


Drejtori, Bajram Kallaba u lind më  05. 02. 1955 në Roganë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa u diplomua për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit  të Fakultetit, Bajram Kallaba punësohet në Gjimnazin “Ismail Qemali“, në Dardanë. Në flakët e terrorit të diferencimeve ideo-politke në Kosovë,  në vitin 1985, Bajram Kallaba dhe 8 mësimdhënës koleg të tij, ndëshkohen nga dora gjakatare e pushtetit të pushtuesit. Shtypja në Kosovë aso kohe s´kishte të ndalur. Gjatë Grevës së Minatorëve dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989, Bajram Kallaba organizoi një Demonstratë të fuqishme në Roganë, kundër mangësisë së lirisë, dhe kundër mohimit të drejtave të shqiptarëve. Për Demonstratën në Roganë, Bajram Kallaba dënohet me 7, 5 muaj burg. Në burgun e Gjilanit, Bajram Kallaba njihet me shumë shokë e miq patriotë të kohës. Intelektuali, Bajram Kallaba është edhe poet, ka një libër me poezi në dorëshkrim.


 


Rogana, ky vendbanim i lashtë pellazgo-ilir, është bashkëkohëse e Gurit të Tërrnocit, të Deas Dardane të gjendur në Smirë të Vitisë, bashkëkohëse me rrënojat e lashta të Artanës, bashkëkohëse me monumentet nëntokësore të Krahinës së Mollës së Kuqe. Ky fshat rrëzë kodrës së lashtë të „Brijës“, në antikë quhej, Kryenjeri. Qyteza e Roganës sot ka 450 shtëpi, 200 biznese,  900 hektarë tokë të punueshme, 3 vende arkeologjike të fjetura, dhe pasuri minerale të pahulumtuara. Ky jubile i 70-të i shkollës fillore „Metush Krasniqi“, Roganën e gjen të bukur, të pasur, dhe të shëndetshme shpirtërisht. Për 70 vjet të zhvillimt të arsimit në Roganë, Rogana është shembull i shkollimit të mirëfilltë në Kosovë. Nga kjo shkollë e 70 vjetorit, nga bankat e kësaj shkolle, dolën  6 doktorë shkecash, 17 magjistra, dhe çdo shtëpi tani ka studentë në shtëpi dhe të diplomuar. Është interesant, dhe vlen të theksohet se vetëm në shtëpinë e Prof. dr. Refik Kryeziut, nga Rogana, 3 fëmijët e tij janë me fakultet, dhe të gjithë janë krijues, me nga disa dorishkrime librash në proces të botimit. 


 


Në Roganë u lind mjeku i njohur shqiptar, Prof.doc dr. Shaban Geci. Në Roganë u lind studiuesi, dhe Albanalogu i shquar shqiptar, prof. dr. Bahtiar Kryeziu, autor i 15 librave, Në Roganë u lind historiani, Tefik Geci. Në Roganë u lind Gjeneral Ramadan Qehaja, autori 3 librave nga lëmia e sigurisë. Në Roganë u lind shkrimtari, Xhavit Kryeziu, autor i 7 monografive. Në Roganë u lind piktori i shquar shqiptar, Faik Kryeziu. Në Roganë u lind Prof. Bajram Kryeziu, komandant i UÇK-së, autor i 3 librave në proces të botimit. Në Roganë u lind gazetari i nderuar, i ndjeri, Hevzi Kryeziu, auator i një libri në proces të botimit. Në Roganë u lind mjeku, Prof. dr. Emrush Kryeziu. Në Roganë u lind kompozitori shqiptar, Izet Kallaba, autor i 50 këngëve të komponuara. Në Roganë u lind, Shkrimtari, Rrustem Geci, autor i 17 veprave letrare. Në Roganë u bë e Roganës, shkrimtarja, Hasije Selishta Kryeziu, autore e 10 librave. Në Roganë u lind Xhevdet Kallaba, autor i 3 monografive. Në Roganë u lind poetesha, Kimete Kryeziu. Në Rogana u lind poeti për fëmijë, Selim Geci. Në Roganë u lind piktori i talentuar, shpresa e artit pamor të Kosovës, Naim Geci. Prej Rogane janë dy ambasadorër e Shtetit të Kosovës, Shkëndije Geci- Sherifi, ambasadore në Zagreb, dhe Shpend Kallaba, ambasador, në Sofje të Bullgarisë. Nga Rogana janë dy Regjisorë të Kinematografisë së Kosovë, Arta Kallaba, regjisore e Teatrit në Nju Jork, dhe Durim Kryeziu, regjisor filmash dokumentar e artistik, shpresë e Kinematografisë së Kosovë, me 5 çmime ndërkombëtare. Mirëpo, du ata shkruaj, një  sukses tjetër, me prejardhje nga Rogana, për piloten shqiptaro-amerikane, nga Rogana, pjesëmarrëse e bombaerdimeve, me forcat e NATOS, kundër Serbisë në vitin 1999.


 


Mirëpo, një sukses tjetër, që tejkalon kufijtë e Roganës, dhe është bërë nder i Kosvës, është „Klubi i Atletikës Rogana“, Ky Klub është fitues i shumë medelave të Kosovë, dhe ndërkombëtare. Në zgjedhjen e atleteve më të mirë të Kosoves për vitin 2014 të organizuar nga Federata Atletike e Kosoves: Vijona Kryeziu nga Klubi Atletikes “ Rogana” është zgjedhur Mbretëreshë e vitit 2014.  Musa Hajdari është shpallur atleti më i mirë i vitit 2014, i përcjellur nga Astrit Kyreziu seniori i dytë dhe Granit Kryeziu seniori i tretë, si dhe Suad Kryeziu seniori i gjashtë. Te Junioret e para: Majlinda Canaj Ndërsa te Juniorët i dyti: Kreshnik Baxhuku, Trajner i vitit 2014 u zgjodh Zijadin Kryeziu.


 


 Në ditëlindjen e 70 – të, të Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“ të Roganës ka shumçka për t´u thënë. Kjo mugullimë drite e Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“, është shkëlqimi i dijeve që mund të japë vetëm shkolla. Në këtë ese për jubileun e Shkollës,  Fillore, “Metush Krasniqi“ është e pamundur të përmblidhet tërë puna 70 vjeçare e 344 arsimtarëve dhe 22 drejtorëve. Në Roganën patriotike të Kosovës kurrë s´kanë munguar dijetarët dhe luftëtarët. Në çdo luftë të Kosovës Rogana ishte pjesëmarrëse në betejat e atdheut për liri. Në një shekull jete, Rogana i dha Lirisë Kosovës, 75 dëshmorë, 2 Këshilltarë, bashkëpunëtor të Bajram Currit, Murat Kryeziun, dhe Azem Gecin, 2 Kryengritës të dëgjuar; Selman Trenën, dhe Hamdi Behën. Ndërsa në Luftën e 1999-tës, Rogana ishte pjesëmarrëse e UÇK-së, e Luftës ma çlirimtare të popullit tonë. Rogana e pushkës dhe e penës në vitin 1999 Lirisë së Kosovës i dha, 3 dëshmorë; Nevzad Balë Kryeziun, Selver Bajram Kryeziun, dhe Emin Ruzhdi Kryeziun. Po e mbylli këtë ese me një poezi të kënduar nga nëna ime, Naxhije Geci; O zog që këndon në pemë / Udhën mos e humb kah shtëpia / sigurisht edhe ti ke motra e vëllëzër / që të duan dhe janë të përmalluar!..


 


Rrustem Geci – Dortmund, 215

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …