Rrustem Mustafa: Disa mbetje të frymës së Millosheviqit ende janë në Kosovë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka reaguar pas dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan Christopher Hill në Gjykatën Speciale në Hagë. Në reagimin e tij, Mustafa ka theksuar se shqetësimet për krimet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë ngritur më parë nga Millosheviq, ndërsa sot, sipas tij, mbetje të së njëjtës frymë vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë. “Dëshmi të forta nga Haga. Kristofer Hill: i vetmi që ngriti shqetësime për krimet e Hashim Thaçit ishte Millosheviç. Sot, disa mbetje të së njëjtës frymë ende janë në Kosovë. Drejtësia nuk duhet të ndalet,” ka deklaruar Mustafa. Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të proceseve gjyqësore dhe rolin e drejtësisë në vendosjen e llogaridhënies për të gjithë ata që janë përfshirë në krime gjatë konfliktit. Mustafa ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë të veprojnë pa ndërprerje dhe me përgjegjësi, duke siguruar që asnjë akt i papërgjegjshëm apo ndikim i së kaluarës të mos pengojë proceset e ligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ndalet numërimi i votave në Mitrovicë, lindin dyshime për përfshirje të prokurorit Peci – Prokuroria ende pa konfirmim zyrtar

Pas raportimeve se Prokuroria ka hyrë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në Mitrovicë dhe …