Rrustem Mustafa: Manovrat politike janë dështim i garantuar dhe plagë për Kosovën

Deklarata e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është  një reagim i zakonshëm politik. Është një paralajmërim serioz për klasën udhëheqëse të Kosovës, e cila shpesh e ka shndërruar politikën në një fushë eksperimenti, duke lënë pas vetëm mosbesim dhe plagë të thella. Kur Remi thotë se “manovrat politike janë të destinuara të dështojnë”, ai i referohet një realiteti të hidhur: çdo përpjekje për mashtrim, për lojë të dyfishtë me aleatët apo për manipulim të qytetarëve, në fund ekspozohet. Epoka e internetit dhe e transparencës e ka bërë të pamundur fshehjen pas fjalëve të bukura. E megjithatë, një pjesë e politikës kosovare vazhdon të sillet sikur jemi në vitet ’90, duke harruar se sot çdo e pavërtetë zbulohet brenda sekondave. Kosova ka pasur fatin historik që miqtë strategjikë – mbi të gjitha SHBA dhe BE – i dolën në krah në momentet më të vështira. Por, në vend që ky kapital i çmuar politik të ruhet, shpesh është shpenzuar me kokëkrisje në eksperimente të kota. Këto manovra nuk e forcojnë Kosovën – përkundrazi, e dobësojnë atë dhe e bëjnë të duket si një partner i pabesueshëm. Remi shtron një të vërtetë që duhet të na përplaset në sy: politika nuk ka nevojë për “lojëra” dhe improvizime, por për pastërti, besueshmëri dhe ndërtim raportesh të qëndrueshme, brenda dhe jashtë vendit. Një politikë e bazuar mbi mashtrime nuk është vetëm e destinuar të dështojë – ajo është e destinuar të dëmtojë vetë themelet e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja i jep ultimatum Kuvendit: 12 ditë për konstituim dhe zgjedhjen e nënkryetarit serb

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pakonstituuar Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se seanca konstituive e …