Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa: Toka e Kosovës s’është “dhuratë” e askujt

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me çështjen e tokës së Manastiri i Deçanit. Remi ka thënë se nuk dëshiron ta besojë pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund ta ketë arsyetuar dhënien e tokës me fjalët se po e bën “për hatër” të Rashiqit. Sipas tij, toka e Kosovës nuk mund të trajtohet si dhuratë personale nga askush. Në reagimin e publikuar në rrjetin social Facebook, Mustafa shkroi: “Nuk dua ta besoj se Kryeministri i Kosovës ka guxuar ta thotë këtë. Edhe për humor është e rëndë. Toka e Kosovës nuk është ‘dhuratë’ e askujt.” Debati për pronën rreth Manastiri i Deçanit është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të Rashiqit për mediat serbe, ku ai foli për mënyrën se si ishte marrë vendimi për transferimin e 24 hektarëve tokë këtij manastiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …