Rubin: UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan me krerët e saj si dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar

Përgjegjësi i Qendrës Globale të Angazhimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhejms Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka qenë ndihmës-sekretar i Shtetit amerikan, duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se qëndrimi amerikan për UÇK-në ka evoluar ndër vite. Në ditët e para, Amerika i  ka dënuar ato që asokohe janë quajtur “aktivitetet terroriste” të kryera nga grupet shqiptare. Mirëpo  me evoluimin e procesit të paqes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është bërë qendra kryesore e atij procesi. Ajo ka luajtur një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar.  Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e UÇK-së. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja, ka deklaruar Xhejms Rubin për Radion-Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …