Rugova: Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë

Rugova: Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë

Përfaqësuesi i banorëve të Rugovës, Mujë Rugova ka përkujtuar se protesta e sotme ka për qëllim për t’i thënë JO-në e madhe padrejtësisë që po i bëhet heroit të gjallë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky burrë shpëtoi Pejën nga ndarja dhe nuk lejoj që ajo të bëhej e ndarë ashtu sikur është Mitrovica. Ish rektori i Universiteti të Prishtinës, Mujë Rugova theksoi më tutje se jemi në protestë për të ftuar botën demokratike që të mbrojnë drejtësinë për heroin e gjallë të popullit shqiptar. Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë, vend ky që nuk po flet siç ka folur gjatë historisë. Me mbrojtjen e Ramushit mbrohet flamuri kuq e zi, theksoi profesor, doktor, Mujë Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …