leoni

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë protestuan dhjetëra mijëra qytetar anekënd Kosovës

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë protestuan dhjetëra mijëra qytetar anekënd Kosovës

Sot në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë protestuan dhjetëra mijëra qytetar anekënd Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt i cili po mbahet padrejtësisht në Francë. Duke folur para masës protestuese, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj theksoi se kushdo që provon t’ia merr lirinë Kosovës do të përballet sikurse në vitin 1998-1999. Ai shtoi më tutje se Qeveria e ka rastin ta ndal dialogun, të mos e miratojë demarkacionin sepse do të përballen me kundërshtimin deri në frymën e fundit. Ndërkohë, para masës protestuese u paraqit edhe miku i dëshmuar i Kosovës dhe popullit shqiptar, Uiliam Uoker. Ai tha se nuk ka ardhur në protestë për të mbajt fjalim por  për të thënë diçka nga zemra. Unë jam këtu që të shpreh sinqeritetin tim me Ramushin dhe me gjithë qytetarët nga gjithë Kosova.  Haradinaj ka qenë mik i imi, është dhe do të jetë përgjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …