Rusia akuzoi Ukrainën për ndërmarrjen e një sulmi me dron në Kremlin me qëllim të vrasjes së kryetarit rus, Vladimir Putin

Rusia akuzoi Ukrainën për ndërmarrjen e një sulmi me dron në Kremlin me qëllim të vrasjes së kryetarit rus, Vladimir Putin

Autoritetet e larta të Federatës Ruse, akuzuan Ukrainën për ndërmarrjen e një sulmi me dron në Kremlin me qëllim eleminimin fizik të presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas lajmit zyrtar dy dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi ndërtesën rezidenciale ku qëndron kryetari i Rusisë, Vladimir  Putin. Në lidhje me pretendimet Rusia ka publikuar edhe momentin kur dronët shkatërrohen dhe shpërthejnë mbi ndërtesën qeveritare në Moskë. Ukraina i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dronë. Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi për incidentin dhe në deklaratën e publikuar nuk u dhanë shumë detaje. Kremlini e cilësoi sulmin e pretenduar një “akt terrorist” dhe tha se forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse i ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte në rezidencën  e tij në Novo-Ogarjovo.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …