Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Bisedimet me Serbinë

Kosova me të gjitha kapacitetet, sinqerisht, pozitë e opozitë, duhet të krijojnë platformën që të godasinë në një pikë.
Të gjitha pritjet opozitare të dështimit të Kurtit, në bisedimet Kosovë-Serbi, e pastaj për tu përdorur si alibi për vota elektorale, janë të damshme për Kosovën, janë të pandershme, janë në interes të Serbisë dhe aspak në interes kombëtar.
Me shpejtësi, është e nevojshme kyqja e faktorit shqiptar në LUGINË, me kërkesa të sakta, e të çarta, ku “forrmula” e zgjidhjes së problemeve të pakicave dhe paqës në Gadishullin Ilirik, të ket një kuti në veprimet simetrike KOSOVË – SERBI. Veprimi diplomatik të jet “fer pley”.
Të meret parasysh 100% kushtetuta e Kosovës.
Asesi të mos prishet multietniciteti dhe laiciteti kushtetues i Kosovës. Kjo vlerë “multietniciteti” e futur në institucione tona plotiko- demokratike, ishte kërkesë kambëngulëse e Bashkësisë Ndërkombëtare, BE, dhe Marti Ahtisari, të mos lejohet që të prishet nga Serbia!
Nuk mund të ket asnjë asociacion një etnik politiko – administrativ, në shoqërinë plurale të vlerave demokratike, si minë e vendosur për minimin e shtetit tonë të rijë!
Shqipëria, nuk mund të rrinë anash si spektatore, por seriozisht duhet të inkorporohet me kapacitet e veta politike, institucionale, sociojuridike e akademike në këtë momentum për kombin!
Jemi në kohën e intersimit të diplomacisë së SHBA-ve dhe fuqive europiane, për dhënien fund të problemit të ngrirë “as luftë as paqe” në mes Kosovës dhe Serbisë, që Putini të mos ket alibi për ta përdorur në luftën e Ukrainës dhe nacionalizmi ortodks serb për ta hjekur nga kauza luftënxitëse në Gadishullin Ilirik, në raport me Kosovën!
Për gabimin dhe disfatën e “mundëshme” (larg qoftë) nga fajet tona, nuk ka amnisti! ADRESA ËSHTË NË POZITË DHE NË OPOZITË!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …