leoni

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën për ta mohuar masakrën e Reçakut

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, William Walker ka dekrluar se Serbia ka investuar shumë në propagandën për ta mohuar masakrën e Reçakut. Gjatë një interviste të dhënë për The Geopost, ai ka përkujtuar se presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviqit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999. “Shumica dërrmuese e krimeve të luftës që janë kryer këtu janë kryer nga trupat serbe, policia serbe, ushtria serbe dhe njësitë speciale serbe. Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit, kur do të kenë një Gjykatë Speciale për ta, ky ishte një zinxhir i vërtetë komandues. Shikoni se çfarë bëri ushtria serbe, policia serbe, njerëzit që ishin nën komandën e Millosheviqit dhe Vuçiqit. Nëse Ballkani do të qetësohet ndonjëherë, do të kërkojë që ndikimi rus në zonë të zvogëlohet. Rusia është ende mbështetëse e fortë e Serbisë, pavarësisht nga pozicioni i Serbisë. Unë e kuptoj se në negociata Serbia mund të jetë shumë e ashpër për disa çështje, mendoj se kjo buron me Moskën, mendoj se pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar duhet të ulet pak më ashpër ndaj Serbisë nëse duan të jenë pjesë e botës moderne. Nëse duan që Evropa të jetoj në paqe, Moska duhet të zmbrapset” ka porositur ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Uiliam Uoker.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …