Recak

Ruzhdi Jashari: REÇAK 15 JANAR 1999 – 15 Janar 2023

Janë të freskta kujtimet, emocionet për përjetuesit janë më ndryshe, për dallim nga të tjerët që nuk e përjetuan direkt këtë krim kundër njerzimit! Familjarët e të masakruarëve ishin, shpirtërisht të vrarë. Duart e tyre ishin kthyer drejt qiellit, me lotë e rënkime, për të masakruarit, duke mos besuar në të vërtetën e hidhur, në krimin, në gjenocidin, që Serbia për të satën herë po e përsëriste mbi popullin tonë!

Nuk kishin shkuar reçakasit në Serbi, nuk kishte shkuar UÇK, për ta sulmuar Serbinë..

Ishim në tokën tonë, në trojet tona të përgjysmuara, rrëmbyem armën që patëm pranë, që e bartëm me shpinë, e shumë herë pak fishek e barut kushtoj me jetët tona!

Nuk na armatosi asnjë fuqi botërore, edhepse këtu po luftonim, për mbrojtjen e vlerave të lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut që ishin shtylla bazë të europerendimit.

Pra, po luftohej kundër antivlerave që sjellte Rusia e Serbia në Ballkan! Po luftohej kundër okupimit vrastar serb më tepër se një shekull!

Ishim bërë gati të vdisnim për çlirimin e Kosovës.

Në Reçak, ishte gadishmëria për flijim. Ishin ushtarët e UÇK- së që vetzbatonin një marrëveshje Milloshiç – Hollbruk, për ndërprerje të luftimeve, për tërheqjen e ushtrisë serbe nga Pishat e Shtimës. Tashmë në Kosovë ishte edhe mekanizmi i OSBE-së. Ishte vigjilenca e shtypit të brendshëm dhe të jashtëm, kishte organizata të shumta humanitare. Ishte UÇK, e organizuar tashmë edhe me gjuhën e vet informative, të plasimit të informacionit në të gjitha kanalet e komunikimit. Kishte RadioKosovën Lirë, kishte Kosovapressin, kishte korrespondent në mediat më prestigjoze ndërkombëtare, kishte komunikimin e organizuar në kontaktet me diplomacinë ndërkombëtare, në kontaktet me mekanizmat e sigurisë dhe të vëzhgimit.

Edhe në Prishtinë ishte organizuar zyra zëdhënse politike e UÇK- së, që përfaqësohej nga i madhi Adem Demaçi. Jakup Krasniqi ishte shëndrru në zë jehone për pushkët e lirisë. Secila zonë lufte kishte zëdhënës informimi e gazetarë dhe pika kontati kominikuese me ndërkombëtar.

Serbia e mësuar nga akdemia serbe e shkencës, ta shoh mbijetesen dhe rritjen e shtetit serb, në rrena, mashtrime e plasim të pavërtetave kundër shqiptarëve dhe në spastrim etnik të trojeve etnike shqiptare përmes thikës e djegëjes.. kjo kishte ndodhur në të gjitha luftrat e kaluara, me sytë e mbyllur të evropes, dhe aminin e tyre në konferencat e paçës, tani ishte vetmashtruar dhe kishte hasur në gozhdë me me rastin e krimit në Reçak.

Por, tash ishte pak më ndryshe, ishte edhe një lekcion paraprak në BH, në masakrën e Sebrenicës.

Reçaku nuk numd të kalonte i heshtur, kishte zë jehone, ishte aty WLIAM VOKER.

Ishte një Këshill i Ceremonisë së varrimit i fshatit Reçak, nuk mund të luhej me kufomat, ishin ushtarët e UÇK-së, në krye me Shukri Bujën e Ahmet Kaçikun, ku shumë ushtarë sakrifikuan jetët e tyre që të mos përdhosej dinjieti i kufomave dhe një ceremonie mortore. Ishin kërkesat, njerzore e humane, të bëra botërisht për masmediat ndërkombëtare e vendore të DMPAC, së UÇK- së të ZON, prej 5 pikave.

Ishin Reçakasit, Ishin burrat e gratë, ishin pra të gjithë, ishte UÇK, tërë kombi i kordinuar, që ceremonia mortore të ndodhte më 11 shkurt, gati 1 muaj pas masakrës, edhepse nën tytat e tankset serbe. Ashtu, ndodhi, si i kishte hije një tubimi mortor që do ta bënë kthesën historike, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Gadishullin Ilirik!

Konferenca e Ramhujes kishte filluar punimet, tmerri serb kishte prek ndërgjegjëjen e majeve botërore!

Martirët Reçakas shënuan historinë! Reçaku thrret në unitet, thrret në detyrat e marra e premtimet e dhëna të bëhen realitet.

Të bëjmë llogarit ku ishim, ku jemi e si jemi?

E jona, e popullit e dinjitetshmja UÇK, është dhe mbetet vlera më sublime e kombit tonë!

Vetëm ata që bëjnë shërbime në inters të Serbisë e armiqëve tanë belbzojnë kur e artikulojnë shprehjen UÇK- së.

Pa hy se si u bë dhe si ndodhi, krijimi i gjykatës speciale në Hagë, shteti ynë i brishtë dhe mbase i pjekur kombëtarisht, duhet të rishikoj pozicionin kushtetues dhe të drjetës ndërkombëtare të ndërtimit të këtij mekanizmi, ku për trajtim ka bazë raportin e një shërbëtori ruso- serb, të një njeriu të lëvzjes antiamerikane në Europ Dik Marty.

Liria jonë e ardhur mbi bazën e gjakut të derdhur dhe intervenimit humanitarë, nuk lejon nëpërkambjën e vlerave humane të drejtësisë dhe lirisë! Servilizmi e poltronizmi, po na sillët vërdallë, këto të liga duhet të marrin fund.

???!!!

ZGJOHU SHQIPTAR IDEALIST E DIJETAR. NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR!

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …