Walker: Reçaku përfaqëson shumë më shumë se sa këtë regjion, Reçaku përfaqëson Kosovën

Miku i dëshmuar i kombit tonë, humanisti, Uiliam Uoker ka vlerësuar se fshati Reçak përfaqëson shumë më shumë se sa këtë regjion, Reçaku përfaqëson Kosovën. Gjatë fjalës së tij në Akakeminë përkujtimore, ai ka kujtuar 15 janarin e acart të vitit 1999 dhe masakrën që kishin kryer policia dhe ushtria e Serbisë kundër 45 shqiptarëve të paarmatosur shqiptar në këtë fshat. “Unë vi çdo vit edhe për arsye të ndryshme, por më e rëndësishmja është që të shoh se çfarë progresi është arritur në fshatin e Reçakut dhe në Republikën e Kosovën në tërësi. Dhe duhet të them se çdo vit largohem nga këtu me përshtypje më pozitive se çfarë ka ndodhur këtu dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen. Nëse vetëm fakti 15 janarit i vitit 1999 moti në atë kohë ishte i tmerrshëm, kishte borë e akull, ishte e vështirë të ecje në këtë terren dhe t’i shohësh trupat e viktimave e asaj që kishte ndodhur një natë më parë. Sot derisa shoh, dielli po ndriçon,  qielli është i kaltër, dhe kjo simbolizon që gjërat janë përmirësuar, jo vetëm në mënyrë simbolike por edhe në mënyra tjera. Njerëzit e Kosovës kanë bërë gjëra të rëndësishme prej atij janari të 1999-ës” ka thënë mes tjerash, humanisti, Uilam Uoker. Ai ka shtuar më tutje se më parë, këtu takohej edhe me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, për të cilin tha se ndonëse tani nuk është këtu, ai e kujton Reçakun.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …