leoni

Ruzhdi Jashari: SERBISË, I DUHET NJË ZJARR PËR TA RUAJTUR VUQIQIN!

Një lajm i mbrëmshëm i fabrikuar nga qarqet serbe në kordinim me sigurimin ushtarak serb, SDB dhe median e Vuqiqit, B92, inskenuan një sulm gjoja mbi ushtrinë serbe, në drejtim të ushtrisë serbe në rajonin e Bujanovcit, nga shqiptarët.
Janë të njohura marrëveshjet sekrete dhe publike të inteligjencès ruse dhe serbe, në serbi dhe veqmas operativa e tyre e stacionuar ne rajonin jugor në Nish.
Tashmë, mbështeja e Vuqiqit për Putinin, është e formalizuar, politikisht dhe ushtarakisht, si dhe veprimet direkte destruktive kundër botës perendimore, praktikisht Serbia me aparatin shtetëror, praktikisht po i demonstron edhe proklamon në instanca të ndryshme në forumet boterore.
Përhapja njëvjecare e protestave masive të popullit serb s’bashku me masat studentore, janë sinjal serioz që rëndon mbi pushtetin mashtrues të Vuqiqit, i cili, s’bashku me nacionalizmin serb orën historike e kan ndalur në boten shekullit te kaluar.
As nje pergjegjesi dhe asnje keqardhje, asnje shfajsim, nuk u nxorr nga këto, pushtete per krimet e bera, ndaj popullit, te Kosoves, popullit, boshnjak, popullit kroat dhe dëmeve kolosale qe ua shkaktoj, pikerisht kjo klase politike dhe zedhensi i saj i atyre krimeve, i viteve ’90- ta Vuqiq!
Lojes mashtruese që bënë këto politika nacionaliste, nē kordinim aprovues edhe nga SANU dhe Kisha Serbe Ortodokse, para vlerave të domkracive perendimore, nuk po shitet tutje, dhe këndellja serbe kundër Vuqiqit dhe rreximit të tij tash po duket në horizont, andaj shpëtimi i këtij nacionalizmi fashist i duhet një vatër zjarri, e fabrikuar mire kunder shqiptarëve tash brenda teritorit serb, që ka tri qëllime.
1.Legalizimin e dhunës serbe shtetërore mbi 250000 shqiptarët qe jetojne ne trojet e veta etnike në Serbi,
2. Mbajtjen gjallë tè nacionalizmit dhe ruajtjen e karrikës së tij shtetërore dhe
3. Kryerjen e detyrës ndaj Putinit dhe justifikimin para Perendimit se ketu po ekzistojka një “rrezik” nga shqiptarët!
Shqiptarët tashme i kan ne dispozicion mjetet e forta demokratike dhe qartas dinë ta ndajn shapin nga sheqeri dhe mjaft mirë i njohin lojrat serbe, që i kan provuar me shekuj ne kurrizin e tyre.
Shqiptarët e dinë se si duhet luftuar kundër këtyre inskenimeve serbe dhe grupeve kriminale që inskenohen për destablitet të Kosovës.
Kjo Serbi e kësaj nomenklature, është rreziku i përhershëm i Ballkanit, dhe EUROPËS!

Kontrolloni gjithashtu

Frank Shkreli: PO LEGALIZOHET KISHA ILEGALE ORTODOKSE SERBE NË MAJË TË MALIT TË RUMISË

Frank Shkreli: PO LEGALIZOHET KISHA ILEGALE ORTODOKSE SERBE NË MAJË TË MALIT TË RUMISË

Provokim i hapët në dëm të marrëdhënieve politike, etnike dhe fetare Ministria e Planifikimit Hapësinor, …