Sami Lushtaku

Sa është “gjithëkombëtar”, TAKIMI I MADH I PRISHTINËS” TAKIM PANSHQIPTAR-NDËRBALLKANIK-EUROATLANTIK”?

Nesër në Prishtinë mbahet i ashtuquajturi,  “TAKIMI I MADH I PRISHTINËS” TAKIM PANSHQIPTAR-NDËRBALLKANIK-EUROATLANTIK”

(Bashkë organizatorë të “Takimit të Madh të Prishtinës, të 13 Majit 2022” janë “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak, Maqedoni e Veriut) dhe Bashkia e Prishtinës, më e madhja bashki në Kosovë, bashkia kryeqytetëse e Kosovës, e cila- njiherit-  do të jetë dhe mikëpritëse e Takimit”).

Çka fshihet në përmbajtjen e këtij takimi të madh të Prishtinës,  që pretendon të jetë, takim pan-shqiptar, ndër-ballkanik, madje edhe euroatlantik?

Është e drejtë e organizatorit, në këtë rast e organizatorëve dhe t’ i përmbahen  programit dhe aktiviteteve që synojnë t’ i shfaqin, por nëse organizatorët pretendojnë të jenë “gjithëkombëtar, ballkanik, euroatlantik” e të tjera, përjashtimi nga agjenda i homazheve te KRYEHEROI i Kosovës, Adem Shaban Jashari,  në Prekaz,  dhe vlerësimi i Zahir Pajazitit si hero e martir e jo dëshmor, mos-përmendja në rastin e tij të UÇK-së, sikur ishte njëri prej komandantëve të parë të saj,  këtë takim pompoz në paraqitje e bën të dyshimtë kombëtarisht, ndërsa  sa i përket megalomanisë ballkanike, euroatlantike, kjo është një lojë fjalësh sa për të rrahur gjoks… Pavarësisht se takimi mbahet në Prishtinë, organizatorët do të duhej ta kishin paraparë në agjendë, që  dërgonin një delegacion në Prekaz, për homazhe, të paktën sa për dy e faqe, pasi pretendojnë se po i përfaqësuakan të gjithë shqiptarët.

Anashkalimi  i Adem Jasharit, mos përmendja e  emrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë vetëm me një rast, tregon qartë diferencimin anashkalues e përçarës që bie ndesh me pretendim që ky manifestim të jetë gjithë-shqiptar, përveç nëse organizatorët mendojnë se përmendja e UÇK-së, nuk paska të bëjë me shqiptarët. Këta organizatorë, në vazhdën e injorimit të krye-vlerës kombëtare të kohës sonë, sikur është UÇK-ja,  ashtu sikur  vepruan Albin Kurti, Vjosa Osmani  e Glauk Konjufca, që nuk përmendin emrat e shpallësve të pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, këta nuk përmendin as togfjalëshin, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, sepse kjo ua vret veshët,  por  përmendin luftën e fundit të Kosovë, sepse iu duket  “më etike”.

Është për keqardhje, që këngëtari më emblematik i UÇK-së, Ilir Shaqiri, ( sikur është njoftuar në agjendë) merr pjesë në një manifestim “mbarëkombëtar, ballkanik, euroatlantik”,  ku  anashkalohen qoftë edhe  homazhet për Adem Jasharin dhe ku në ftesën publike të manifestimit, përmendet gjithnjë “lufta e fundit”, por jo Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sa për organizatorët e  pjesëmarrësit, dihet se kush janë ata dhe çfarë qëndrimi kanë mbajtur e mbajnë kundër luftës së UÇK-së.

Përpjekja për ta anashkaluar qoftë edhe emrin e UÇK-së, në kohën kur krerët e saj po akuzohen për krime lufte nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, është veprim idiotik, antishqiptar, antiçlirimtar. Është përpjekje për ta shkelur gjakun e derdhur për liri të dëshmorëve, është përpjekje për deformim të historisë së shkruar me gjakun e dëshmorëve.

Është për keqardhje që përfaqësuesit e shoqatave të luftës, nuk reagojnë kundër këtyre pretendimeve.

Është për keqardhje që vetë familjarët e dëshmorëve pranojnë homazhe fjalime “atdhetare” të atyre që përmendin dëshmorët, por në asnjë rast bashkëluftëtarët e tyre.

Është për keqardhje pranimi i kësaj rezignate, në kohën kur Serbia sërish kërcënon dhe pretendon në mos kthimin në Kosovë, gjithsesi shkëputjen e veriut, në mos me bisedime kompromisi atëherë me intervenim, ushtarak sipas shembullit të Rusisë.

 

Ahmet Qeriqi

  1. 5. 2022

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

AVDYL HAJREDINI: KONTEKSTI HISTORIK, FILOZOFIK DHE POLITIK I LUFTËS ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Konteksti historik Teoritё dhe diskurset pёr koceptin “luftё”, pёr fatin e luftёs, pёr kohёn, pasojat …