Korishë të Prizrenit

Nesër, duke filluar në orën 11.00 në fshatin Korishë të Prizrenit do të mbahet një Tubimin Përkujtimor për “Ditën e Martirëve”

Nesër,  më  13 maj 2022,    duke filluar në orën  11.00 në fshatin Korishë  të Prizrenit  do të mbahet një Tubimin Përkujtimor  për  “Ditën e Martirëve”, në përkujtim  të martirizimit të tyre  23 vjet më parë. Tubimi përkujtimor do të mbahet pranë Memorialit të Martirëve në fshatin Korishë. 13 maji i viti  1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, disa banorë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, 77 prej tyre humbën jetën, pasi ishin përdorur si mburojë e gjallë nga serbët përballë sulmeve ajrore të avionëve bombardues të  NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …