Dëshmitarja e mbrojtjes, Teuta Hadri përfundoi dëshminë në Gjykatën Speciale, në Hagë, lidhur me akuzat kundër Salih Mustafës

Dëshmitarja e mbrojtjes, Teuta Hadri përfundoi dëshminë në Gjykatën Speciale, në Hagë, lidhur me akuzat kundër Salih Mustafës

Dëshmitarja e mbrojtjes, Teuta Hadri, sot ka përfunduar dëshminë para trupit gjykues  të Gjykatës Speciale në Hagë, lidhur me akuzat e Prokurorisë kundër Salih Mustafës,  në Hagë. Ajo, para trupit gjykues  ka thënë se 19 ose 20 maj të  vitit 1999 ka qenë hera e fundit kur ajo ka qëndruar në Zllash. Teuta Hadri ka mjekuar të plagosurit gjatë luftës në Kosovë, ndërsa ka  përshkruar edhe rastin e dëshmorit të kombit Sokol Sopi, të cilit i kishte ofruar ndihmë mjekësore. Sokol Sopin e të plagosur e tjerë, atë ditë  i kanë bartur  për t’i shpëtuar, në mënyrë që  të mos binin në duart e  serbëve. Kur kanë shkuar në zonë më të lirë fatkeqësisht i ka rënë në pritë të forcave serbe, ai bashkë me Isa Kastratin. Edhe unë kam qenë në atë makinë, por kam zbritur nga makina  për të ecur këmbë, sepse granatat  e  forcave  serbe kishin filluar ta goditin makinën. Ky ishte fati im atë ditë,  që unë jam gjallë dhe kam ardhur  sot këtu  për të dëshmuar para jush. Unë kam shpëtuar, Sokol Sopin me ushtarë të tjerë dhe me Isa  Kastratin  i kanë vrarë forcat armike,  ka thënë, dëshmitarja e Mbrojtjes, mjekja e luftës, Teuta Hadri  në fund të dëshmisë së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …