Abelard Tahiri

Sa më parë të gjejmë një zgjidhje për hapjen e shkollave dhe tejkalimin e kësaj bllokade, tha Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se Kuvendi i hapur e shkollat e mbyllura, nuk është fotografia që duam për vendin tonë. Ai është shprehur  se aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ta nisin sesionin vjeshtor të Kuvendit me një debat parlamentar për gjendjen e krijuar nga greva në arsim dhe paaftësia e mos-vullnetit të qeverisë për ta trajtuar këtë gjendje. Në mbledhjen e parë të Kryesisë, propozuam që në seancën e parë për këtë sesion, ta trajtojmë e të debatojmë seriozisht për situatën e krijuar. Duhet gjetur zgjidhje për hapjen e shkollave dhe tejkalimin e kësaj bllokade, ka saktësuar Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …