(TRINI JASHARIANE: Ati (SHABANI), Bijtë (HAMZA e ADEMI)
dhe Shpirtrat e Tyre të Shenjtë në ALTARIN e LIRISË)
TOKËJONA KOSOVË – HALLEMADHJA
Në mes të kudhrës e çekanëve
Me NDESHTRASHA pareshtur …
Gjithmonë PËRBALLË tiranëve.
Furtunat kurrë s’iu ndalën
N’TOKËJONË rrahën LISA…
RRËNJËT tona TË THELLA, TË FORTA
Nga BREZI në BREZ plot PLISA.
PLISBARDHËT nëpër SHEKUJ,
FANARË nëpër FURTUNA,
Fytafyt me barbarët…
KURRË nuk i gjunjëzoi dhuna.
Pushtues pas pushtuesi erdhën,
Mësynë TOKËJONËN KOSOVË:
(Pasha, vezirë, carë, naçellnikë,
xhandarë, shumarë, poreznikë,…).
Siç erdhën… edhe u kthyen ëndërrvrarët
Ku patën vënë gishta, vunë thembër,
Kjo TOKËJONA s’i duroi barbarët…
Për Miq: BESË, BUKË, KRIPË e ZEMËR!
Ata… erdhën “MYSAFIRË” të paftuar
(Asqerë me shpata, pushkë,… e topa),
Synonin të na bënin NE për VETE …
TOKËJONËN ta bënin copa-copa!
Thanë se erdhën për “TË MIRËN” tonë
Fund e krye ajo ishte tradhti…
Sekush nga ATA e paguan me KOKË
Këtë dëshmoi JONA HISTORI.
NE… përherë nëpër FURTUNA…
Përballë armiqve lakmitarë
(Me sëpata, shpata, dyfekë, pushkë,…),
Gjithnjë kundër pushtuesve barbarë…
FANARË NËPËR FURTUNA…
TOKËJONA pati pareshtur
Sa herë u shpërfaq dhuna
ARMËT TRIMAT i patën ngjeshur.
Për ATDHE a MËMËDHE…
Nga SHTATË deri n’SHTATËDHJETË
Te GURI I BESËS bënë be:
“PËR TOKË – KOKËN, me JETË!”
BURRA, GRA dhe FËMIJË…
Gjithmonë tok, të PAEPUR
Që nga VITI NJË MIJË…
Përballë Furtunave ZEMËRHEKUR!
NJË për të GJITHË, të GJITHË për NJË
Nëpër vite, nëpër shekuj…
Fanarë Drite me GJURMË e ZË
Të kalitur me NAM – DISHEPUJ.
Fanarë Drite nëpër mote…
Dëbuam terrin – sollëm Dritën
LIRIDASHËS në sy bote…
Deshëm JETËN – shtuam RRITËN!
ABORIGJENË të TOKËJONËS
DENBABADEN KËTU ku JEMI
Në kohë të PAQES a ZEZONËS
Shpirt e Zemër Rubin i kemi!
TOKËJONËN s’e japim, tjetër s’duam
Jemi si ASHTI kapur me MISHIN
Aspak më shumë, asgjë s’kërkuam
Vetëm e vetëm… AQ SA KISHIM!
N’BETEJA lamë: GJAK, ESHTRA, GJURMË…
VDEKJEN e presim VERTIKALISHT
Pareshtur pikasim SHENJËN në turmë
BALLË për BALLË – TRIMËRISHT!
Fanarë nëpër vite, nëpër shekuj
KURRËN e KURRËS – të PAPËRKULUR
Gjithmonë ITHTARË të LIRISË – DISHEPUJ
N’TOKËJONË – LISA, RRËNJËS, të ngulur.
Këtu në TOKËJONË… DENBABADEN
Na njeh: Dheu, Guri, Uji, Ajri, Qielli,…
Frymojmë e flasim VENDÇE me gjen
Betohemi: “Jona këtu… TOKA, QIELLI, DIELLI!…”
FANARË të PASHUAR nëpër FURTUNA…
Përherë DRITËDHËNËS – OGURBARDHË
Të papërkulur ASNJËHERË nga dhuna…
SHTEGTARË të AGIMEVE, – SOGJETARË.
N’PREKAZ TË DRENICËS MARTIRE
Në KULLË të JASHARËVE…
Në ODËN e BURRAVE n’atë kuvend
HISTORI e të TË PARËVE:
– Kjo TOKËJONA… DENBABADEN
Në sy të lakmitarëve pareshtur
Erdhën: mbretër, sulltanë… e carë
Për t’na pushtuar, JO PËR TJETËR!
N’ODË të BURRAVE në PREKAZ
Bindshëm u fliste BABË SHABANI
N’zemër t’HAMZËS e t’ADEMIT
Vrull i hovshëm si LAVË VULLKANI:
– BABA SHABAN!,… – (pa një a pa dy,
njëzëshëm folën HAMZA e ADEMI):
– NE s’jemi as TË PARËT, as TË MBRAMËT
NJË JETË për TOKËJONËN e KEMI!
TRINI JASHARIANE…
Në KULLË të PREKAZIT
BABË SHABANI u thotë t’BIJVE:
“Gatitni ARMËT e ZJARRIT!”
-JETËN TONË e JAPIM, pa dyshim…
TOKËJONA KOSOVË këtë e pret nga NE
Deri në FITORE ne japim BETIM…
BABË, Ti Prijësi ynë, krah TEJE na ke!
Flurudhë – Breshëri Plumbash…
Mbi atë LLAVË barbarësh…
JASHARAJT: BURRA, GRA dhe FËMIJË…
DIADEMË LIRIE – HISTORI SHQIPTARËSH!
TRE Fanarë Drite – TRE Meteorë Lirie
BABË e BIJ me NJË IDEAL…
JASHARAJT – PLISA ndër LISA
LIS pas LISI – LISNAJË Një MAL.
TRINI LIRIE n’KULLË të JASHARAJVE
ATI e BIJTË – SHPIRTRA të SHENJTË
N’ALTARIN e ATDHEUT – FENIKSËT E LIRISË
TRINI JASHARJANE për LIRINË e SHTRENJTË!
GJITHË NE… nëpër FURTUNA pareshtur…
Në TOKËJONË me QINDRA-MIJËRA LISA…
Me 99 KUPOLA t’ BARDHA – vendçe veshur
TEMPULLI i DIJES – FANAR i 100-të për PLISA!
FANARËT E DITËVE TONA…
Ndriçojnë dhe NUK do të shuhen KURRË
PËRJETË të JETËVE KOSOVA – TOKËJONA
B u r i m J e t e – e PASHTERSHMJA GURRË!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
