Sabri Lushi: Lajmëtarja e Lirisë,  Radio Kosova e Lirë nuk ishte thjesht media,  ishte fryma e një populli

Lajmëtarja e Lirisë,  Radio Kosova e Lirë nuk ishte thjesht media,  ishte fryma e një populli që u ngrit në këmbë pas shekujsh shtypjeje. Ishte zëri që theu heshtjen, fjala që çau errësirën, thirrja që zgjonte shpresën. Nëpër valët e sja u dëgjua klithma e lirisë, u përhap kushtrimi i rezistencës, u mbajt gjallë shpresa e një kombi që luftonte për të drejtën e vet për të jetuar i lirë në tokën e tij. Radio Kosova e Lirë eshtë kujtesë e gjallë e luftës çlirimtare, eshtë përkujtim i përhershëm i dëshmorëve, eshtë zëri i atyre që ranë, por nuk u thyen kurrë. Prandaj, RKL-duhet të mbrohet dhe të mbështetet nga shteti i Kosovës, sepse nuk i përket vetëm së kaluarës , i përket dinjitetit tonë kombëtar, historisë sonë dhe lirisë sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Njëmbëdhjetë vjet pa Shaban Shalën, veprimtarin, luftëtarin, eprorin e lartë të UÇK-TMK-së

Më 5 janar të vitit 2012 ka ndërruar jetë, Shaban Shala, i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major

Më 5 janar të vitit 2012  ka ndërruar jetë, Shaban Shala, i burgosur politik, epror …