Sadik Halitjaha: Ahmet Qeriqi për Akademikun Rexhep Qosja

Kur një intelektual i vlerave maksimale, siç ishte Prof. Ahmet Qeriqi, bën vlerësim për Akademikun emblematik Rexhep Qosja, ai nxjerr në spikamë vlerat dhe meritat reale të përmasave të gjithanshme intelektuale, pedagogjike, letrare dhe kombëtare të Akademikut Qosja.

Rexhep Qosja, me një bagazh të madh veprash, me një mendje të kujdesshme e të kthjellët, është shprehur më shumë se kushdo tjetër me dhjetëra libra, vepra, ese dhe kronika, me shumë qartësi e saktësi, si dhe me volum të madh krijimtarie, më shumë se kushdo tjetër.

Akademiku Rexhep Qosja mbetet rilindasi i fundit që përcolli dhe na solli në mendjen dhe zemrat tona drejtimin, edukimin dhe ndriçimin e rrugës për dije dhe rrugës atdhetare të lirisë.

I madh bëhet kushdo që i lexon të gjitha këto vepra — imagjino sa i madh ishte shkruesi i tyre, me shumë elegancë, qartësi dhe saktësi në mesazhet për ne, për të sotmen dhe të ardhmen.

Kur njohjen dhe vlerësimin e bën njeriu i vlerave të mëdha kombëtare, patriotike, letrare e shkencore — çlirimtari dhe profesori Ahmet Qeriqi — të cilin dua ta veçoj nga të gjithë shkruesit e librave, historisë, romaneve, kronikave dhe përkthimeve, pasi ishte poliglot. E veçanta epike e këtij njeriu të këtyre përmasave intelektuale ishte se ai ishte luftëtar i lirisë, i cili udhëhoqi një institucion të rëndësishëm me rrezikshmëri jetësore, çdo orë e çdo minutë, bashkë me stafin e tij.

Ai nuk qëndroi pasiv në ndonjë strehim të sigurt, por hapur, përmes radiovalëve, jepte lajme dhe proklamonte fitoret e betejave të UÇK-së.

Në këtë rast nuk dua ta ndaj nga Rexhep Qosja, sepse ishin dhe mbeten të pandarë në qëndrim dhe në vlera. Dua të shtoj se të dy këta qëndrojnë në lartësinë maksimale kombëtare.

Krahasuar Qosjen me Kadarenë: Kadare ishte mjeshtër i romaneve dhe i letrave shqipe, një ndër më të privilegjuarit gjatë regjimit monist në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Shkroi pa u penguar dhe u martua me një ruse me emrin Natasha.

U largua kur filloi rrëmuja gjatë rënies së monizmit në Shqipëri, pa u munduar të dalë qoftë edhe një ditë a një orë për ta qetësuar e drejtuar popullin që priste prej tij dhe nga Dritëro Agolli. Agolli qëndroi në Shqipëri dhe dha kontribut aq sa mundi.

Ndërsa Kadare u largua përtej Adriatikut, në Paris, te miqtë e tij, dhe nuk bëri përpjekje, qoftë edhe me një shkrim, t’i drejtohej popullit të vet në kohën e trazirave, kur shumë njerëz mbyteshin në det.

Kur i krahasojmë me Qosjen dhe Ahmetin, ata janë shumë të ndryshëm në lartësinë kombëtare.

Ahmeti e përjetoi qëndrimin e fshehtë në bunker për të mos iu dorëzuar pushtuesve. Përjetoi burg e tortura dhe veproi pandalshëm në organizata të fshehta për ta sjellë luftën për liri.

Vetë, me familjen, u bë shtyllë e fortë e luftës që nga fillimi. Gjatë luftës, shumë herë i tha vdekjes: “Ja ku jam”, përballë armikut.

Respekt pa fund për Akademikun Rexhep Qosja dhe për çlirimtarin Ahmet Qeriqin e pavdekshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Labirinti i lidershipit shkatërrues

Në një epokë mediatike ku lidershipi shkatërrues është i pashmangshëm, vështirë se ka nevojë për …