Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës i dyshuar për gjoja vrasje të zyrtarëve të lartë të Kosovës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet, Sadri Ramabaja është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës,  i dyshuar për vrasje të zyrtarëve të lartë të Kosovës si dhe për veprën penale të terrorizmit dhe veprën tjetër kundër rendit kushtetues e të sigurisë. Pas thirrjes së Prokurorisë, ka reaguar vetë Ramabaja, duke publikuar ftesën. Ai ka thënë se prokuroria me kërkesa të tilla po i bënë atij shantazh publik. “Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari”, ka thënë Ramabaja.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …