Më shumë se 460 qytetarët liridashës katalunjas janë lënduar në trazirat në Kataloni të dielën, ka thënë kryetarja e Barcelonës. Këta qytetarët janë lënduar si pasojë e përplasjes së policisë me qytetarët që ishin mbledhur për të votuar në një referendum të ndaluar për ndarje nga Spanja. “Si kryetar i Barcelonës kërkoj të ndërpriten veprimet e tilla të policisë ndaj popullatës së pambrojtur”, ka thënë Ada Kolau në një njoftim. Në një njoftim tjetër, shërbimi shëndetësor i Katalonisë ka njoftuar se 465 persona janë lënduar, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …