Sali Asllanaj: I bëj apel opozitës të kthehet në Kuvend, sepse aty ka hapësirë të mjaftueshme për prezantin të ideve

Sali Asllanaj: I bëj apel opozitës të kthehet në Kuvend, sepse aty ka hapësirë të mjaftueshme për prezantin të ideve

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj, i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se është një pamje jo e këndshme në Kuvendin e Kosovës meqë po mungon debati i mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës. “I bëj apel opozitës të kthehet në Kuvend, sepse aty ka hapësirë të mjaftueshme t’i prezantojë të gjitha idetë. Natyrisht nuk është e përjashtuar edhe forma që përmes protestave të prezantohen qëllimet politike, por Kuvendi është vendi ku debatohet dhe ngërthehen argumentet e palëve të ndryshme”, ka deklaruar Asllanaj. Sipas Asllanajt, kriza politike do të tejkalohet me sukses vetëm duke u respektuar rregullat demokratike dhe ligjet. Asllanaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen LDK-ja të bëjë koalicion edhe  me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …