Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Albin Kurtin e konsideroj më shumë së sa rival politik, ai po e diskriminon komunën e Skenderajt

Duke folur lidhur me mos ndarjen e Buxhetit të Shtetit për komunën e Skënderajt, nga regjimi  i Albin Kurtit nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar  atë me ish-kryekriminelin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Nënkryetari i Skenderajt, nga Partia Demokratike e Kosovës, e konsideron absurde mospërkrahjen e Qeverisë për vitin 2024. Ai ka saktësuar me këtë rast  se vetëm nën udhëheqjen e Kurtit e Millosheviqit, nuk është përkrahur Skenderaj. Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini, prandaj kësi lloje situatash kemi parë veç në ish-sistemin e Millosheviqit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një komunë të këtë zero investim, prandaj Albinin e shoh gati njësojë si Milloshoviqin. Unë Albinin e shoh më shumë së sa rival politik, e diskriminon një komunë siç është komuna e Skenderajt, është vërtetë për keqardhje për kryeministrin që e drejton një vend”, ka thënë, Sami  Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …