Brickos

Dhjetëra militantë të Sali Berishës kanë defiluar para shtëpisë, ku ai po mbahet në arrest shtëpiak, i ruajtur me policë

Dhjetëra militantë të Sali Berishës kanë brohoritur  para shtëpisë ku po mbahet në arrest shtëpiak, i ruajtur me policë. Brohoritjeve të mbështetësve të tij dhe ovacioneve, Berisha i është përgjigjur duke dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur me dy gishta. Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikëqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …