Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, duhet ta respektojmë vullnetin e sovranit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku këto zgjedhje këtë parti e kanë renditur në vendin e tretë.  Ai ka shkruar se alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëherë kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij. Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Kosova po përballet me krizë institucionale

Kryetari i Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar caktimin e …