leoni

Lushtaku: Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e PDK-së dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre

Sami Lushtaku kërkon mbrojtjen në liri për gjeneral Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë thirrje që në protestën e sotme në mbështetje të Sylejman Selimit të dalin sa më shumë qytetarë. Në një postim Lushtaku ka shkruar se qëndrimi i Selimit në burg është i padrejtë dhe joligjor. “Të nderuar qytetarë, Ju ftoj që nga ora 12:00, të protestojmë në mënyrë paqësore para Pallatit të Drejtësisë në Veternik, duke kërkuar lirimin e ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Qëndrimi i tij për më shumë se 5 vite në burg është krejtësisht i padrejtë. Pas vendimit të fundit të gjykatës që procesi të kthehet në rigjykim, kërkojmë mbrojtjen në liri për Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Vazhdimi i mbajtjes në burg është joligjor dhe precedent i paparë”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …