Nasim Haradinaj: Nuk i dorëzojmë dosjes Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës

Nasim Haradinaj: Politika është ajo që i ka fryrë listat e veteranëve, secila parti i ka futur në lista njerëzit e vet

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se qysh në fillim ka qenë për verifikim dhe hetim të listave të veteranëve të luftës. Ne kemi thirrur Prokurorinë të ndërhyjë dhe ajo ka bërë mirë që ka filluar me këtë proces”. Tash ka dalë diçka tjetër. Kjo listë nuk ka pasur qëllime të sinqerta të hetimit, sepse me futjen e disa emrave të veteranëve të vërtetë në këto lista, kjo aktakuzë tashmë ka rënë poshtë. Është mirë që është ngritur aktakuza për personat e caktuar, që të verifikohen nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm. Kjo do të bënte mirë për veteranët, çfarëdo qofshin vendimet. Haradinaj mendon se ndaj veteranëve të vërtetë po bëhet një luftë speciale, ashtu si në çdo vend të botës. UÇK-ja po fyhet çdo ditë, ndërsa shteti është duke heshtur. Ai ka thënë se veteranë mund të jenë më shumë se 60 mijë, por veteranë luftëtarë ka shumë më pak. Politika është ajo që i ka fryrë listat e veteranëve. Secila parti është marrë vesh me i shti njerëzit e vet, për ta mbajtur baraspeshën. Edhe tash partitë e prishën aktakuzën… Unë mendoj se si proces juridik, ky proces ka përfunduar…”, tha nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …